Madonna thuhet se është ende duke luftuar me sëmundjen e saj edhe pse është liruar nga spitali.
Burimet i thanë TMZ të enjten (29 qershor) se këngëtarja e “Material Girl”, 64 vjeçe, ka “vjellë në mënyrë të pakontrolluar” dhe është e shtrirë në shtrat brenda shtëpisë së saj në Neë York.
Madonna – e cila u shtrua në spital me një infeksion bakterial të shtunën dhe më vonë u vu në kujdes intensiv – thuhet se është ende duke luftuar efektet e sëmundjes së saj.
Burimet pohuan se ajo fillimisht filloi të pulsojë të shtunën kur filluan simptomat dhe se ajo gjithashtu “u rrëzua” në atë kohë.
Gjithashtu buriemt i thanë më parë Page Six se Madonna ishte pandjenja dhe nuk kishte “reaguar” në një moment dhe duhej të intubohej për të paktën një natë në spital.
Orari rigoroz i praktikave të fitueses së “Grammy” për turneun e saj “Celebration” ishte spekuluar më parë se ishte një prej arseve që ndikoi në shëndetin e yllit.
Madonna thuhet se kishte qenë duke bërë prova intensive për javë të tëra dhe kishte “ditë 12-orëshe” në përgatitje.
Megjithatë, TMZ raportoi më herët të enjten se ikona e muzikës kishte shfaqur shenja të problemeve me shëndetin për disa kohë, pasi raportohet se kishte luftuar me ethe për një muaj.
Madonna thuhet se i injoroi simptomat e saj dhe nuk bërë kontrrola te një mjek sepse ishte e fokusuar në turneun e saj të ardhshëm, i cili ishte caktuar të fillonte më 15 korrik.
Menaxheri shumëvjeçar i këngëtares së “Express Yourself”, Guy Oseary, i cili dha lajmin për shtrimin në spital të klientit të tij, ka konfirmuar që turi është pezulluar.
“Në këtë kohë, do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun”, tha ekzekutivi i muzikës, 50 vjeç, në deklaratën e tij të postuar në Instagram të mërkurën.
“Ne do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara”, tha tutje ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa
U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë
Finalisti Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘Post Big Brother’, Ledion Liço zbulon detajet
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin
Emily Ratajkowski tregon figurën e saj spektakolare në bikini, në pushimet në Monaco
Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij
Heidi Baci shuan heshtjen, tregon pse nuk ka reaguar pas përfundimit të Big Brother VIP Albania
Irina Shayk tregon figurën e saj të mrekullueshme me bikini të zeza, teksa pozon buzë liqenit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi