LAJMI I FUNDIT:

SHBA lejon aleatët të dërgojnë aeroplanë luftarakë F-16 në Ukrainë

SHBA lejon aleatët të dërgojnë aeroplanë luftarakë F-16 në Ukrainë

SHBA do të lejojë aleatët perëndimorë t’i furnizojnë ukrainasit me aeroplanë luftarakë të avancuar, duke përfshirë F-16 të prodhimit amerikan, në një nxitje të madhe për Kievin.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan tha se presidenti Joe Biden “informoi homologët të G7” për vendimin në samitin e mbajtur në Japoni.


“Gjatë muajve të fundit, ne, aleatët dhe partnerët tanë jemi fokusuar me të vërtetë në sigurimin e armëve dhe trajnimin që i nevojitet për të kryer operacione sulmuese këtë pranverë dhe verë”, tha Sullivan në Hiroshima.

“Tani ne i jemi kthyer diskutimeve për përmirësimin e forcës ajrore ukrainase si pjesë e angazhimit tonë afatgjatë për vetëmbrojtjen e Ukrainës. Ndërsa trajnimi shpaloset në muajt e ardhshëm, ne do të punojmë me aleatët tanë për të përcaktuar se kur do të dorëzohen aeroplanët, kush do t’i dorëzojë ato dhe sa”, pohoi ai.

Trupat amerikane do të trajnojnë gjithashtu pilotët e Kievit për përdorimin e aeroplanëve, tha Sullivan, raporton bbc.

Momenti kur Ukraina e ‘fut në kurth’ ushtarin rus dhe e godet me bombë brenda llogores
Lexo po ashtu Momenti kur Ukraina e ‘fut në kurth’ ushtarin rus dhe e godet me bombë brenda llogores

Ukraina ka kërkuar prej kohësh aeroplanë të avancuar ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshëndeti këtë veprim si një “vendim historik”.

SHBA ligjërisht duhet të miratojë rieksportin e pajisjeve të blera nga aleatët dhe masa do t’u hapë rrugën vendeve të tjera për të dërguar rezervat e tyre ekzistuese të F-16 në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Historia e

Historia e "semaforit me tri ngjyra" dhe a do të na duhet një ngjyrë e katërt, e re?

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
SHBA do të heqë

SHBA do të heqë "ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese" në Arabinë Saudite?

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori