LAJMI I FUNDIT:

Kompania gjermane e armëve dëshiron të blejë tanke zvicerane për Ukrainën

Kompania gjermane e armëve dëshiron të blejë tanke zvicerane për Ukrainën

Sot u raportua se prodhuesi gjerman i armëve, Rheinmetall po negocion me Kievin për të hapur një fabrikë në shtetin ukrainas, ku do të ndërtohen tanke Panther.

Tani po thuhet se e njëjta kompani dëshiron të blejë 96 tanke Leopard 1 nga firma zvicerane e mbrojtjes Ruag për t’i dërguar në Ukrainë.

Tanket në fjalë do të ishin të përdorura dhe jashtë funksionit, raportoi gazeta zvicerane Tages-Anzeiger.


Ruag me sa duket i ka blerë tanket në Itali në vitin 2016 dhe ato janë ende atje, raporton skynews.

“Rheinmetall dëshironte të blinte automjetet dhe e bëri të qartë se ato do të dorëzoheshin në Ukrainë pasi të riparoheshin”, tha një zëdhënës i Ruag për Tages-Anzeiger.

Tanket Leopard 1 janë më të lehta se Leopard 2, ku kanë një motor më të vogël dhe një rreze zjarri më të shkurtër. /Telegrafi/