LAJMI I FUNDIT:

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë brenda Gazës, ka konfirmuar ushtria izraelite.

Sipas ushtrisë izraelite, ushtarët u vranë në një shpërthim në qytetin jugor të Rafah.

Tetë të vdekurit besohet se kanë qenë duke vozitur në një autokolonë pas një ofensive gjatë natës kundër Hamasit dhe kanë vdekur brenda një automjeti të blinduar.


Bëhet e ditur se ky sulm vjen në mes të ofensivës së vazhdueshme të Izraelit atje dhe operacionit të tij për të shpëtuar pengjet e mbetura të marra nga militantët e Hamasit më 7 tetor, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, më shumë se 37 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit, sipas autoriteteve shëndetësore të drejtuara nga Hamasi në Gazë.

Në ditën e parë të Samitit të G7 u fol për Gazën - IDF intensifikoi sulmet në Rafah
Lexo po ashtu Në ditën e parë të Samitit të G7 u fol për Gazën - IDF intensifikoi sulmet në Rafah

Ndërsa incidenti i fundit konsiderohet si më vdekjeprurësi për ushtarët izraelitë që nga janari, kur 21 ushtarë u vranë nga shembja e dy ndërtesave në Gazën qendrore.

Siç raportohet, sulmet izraelite në Rafah deri më tani kanë zhvendosur më shumë se një milion palestinezë, duke i detyruar ata të vendosen në zona me pak ose aspak të qasje në ushqim, ujë ose strehim të sigurt.

OKB-ja ka paralajmëruar se më shumë se një milion njerëz pritet të “përballen me vdekjen ose urinë deri në mes të korrikut”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cilat janë vendet më të mira evropiane për ekuilibrin midis punës dhe jetës?

Cilat janë vendet më të mira evropiane për ekuilibrin midis punës dhe jetës?

Evropa
Arrestohet miliarderi francez

Arrestohet miliarderi francez

Evropa
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës eliminon agjentët e FSB-së të lidhur me vrasjen e kolonelit të inteligjencës ukrainase

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës eliminon agjentët e FSB-së të lidhur me vrasjen e kolonelit të inteligjencës ukrainase

Evropa
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

Evropa
Gruaja e Erdoganit shpërthen në lot pas fjalimit të bashkëshortit për paqen

Gruaja e Erdoganit shpërthen në lot pas fjalimit të bashkëshortit për paqen

Turqia
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Evropa
Kalo në kategori