LAJMI I FUNDIT:

Në ditën e parë të Samitit të G7 u fol për Gazën – IDF intensifikoi sulmet në Rafah

Në ditën e parë të Samitit të G7 u fol për Gazën – IDF intensifikoi sulmet në Rafah

Tanket izraelite hynë në pjesën perëndimore të Rafahut të enjten, ndërsa ajo pjesë tashmë po përballej me sulme intensive nga helikopterët, dronët dhe artileria në atë që banorët e përshkruan si një nga bombardimet më të këqija të zonës deri më tani.

Sulmi në Rafah deri më tani ka zhvendosur më shumë se një milion palestinezë të fshehur atje, duke i detyruar ata të vendosen në zona me pak ose aspak të qasshme në ushqim, ujë ose strehim të sigurt. OKB-ja ka paralajmëruar se më shumë se një milion njerëz pritet të “përballen me vdekjen ose urinë deri në mes të korrikut”.

Joe Biden paralajmëroi se ai do të ndërpresë dërgesat e armëve të SHBA-së nëse Izraeli vazhdon sulmin në Rafah, pjesërisht për shkak të mungesës së një plani adekuat humanitar për çdo civil që do të zhvendosej, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kabineti i luftës nisën sulm gjithsesi më shumë se një muaj më parë.


Administrata e Bidenit ende nuk e ka ngadalësuar rrjedhën e armëve si përgjigje, duke argumentuar se Izraeli nuk ka kryer ende “operacione të mëdha”.

Samiti i G7 - krizat botërore do të diskutohen në një hotel luksoz në Itali
Lexo po ashtu Samiti i G7 - krizat botërore do të diskutohen në një hotel luksoz në Itali

Megjithatë, njerëzit që jetojnë në Rafah i përshkruan luftimet e vazhdueshme si shkatërruese.

Nga ana tjetër, nga data 13 deri më 15 qershor po mbahet samiti i liderëve të vendeve të G7 në rajonin e Pulias dhe në ditën e parë, pra dje është diskutuar edhe për Gazën.

Në fillim të samitit, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan mohoi që udhëheqja izraelite të kishte “kundërshtuar ose braktisur” propozimin amerikan.

“Deri më sot, ata qëndrojnë pas propozimit që u vu në tryezë në fund të majit dhe të cilin presidenti amerikan, Joe Biden e prezantoi më 31 maj”, tha Sullivan.

Gjithashtu, Sullivan tha se Biden do t’u tregojë liderëve të G7 se marrëveshja e armëpushimit të Gazës është e lidhur me arritjen e qetësisë në kufirin verior të Izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Yulia Svyrydenko në krye të qeverisë ukrainase

Yulia Svyrydenko në krye të qeverisë ukrainase

Evropa
Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë

Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë

Sllovenia
Katër të vdekur pasi Rusia sulmoi një qendër tregtare në lindje të Ukrainës me bombë 500 kilogramëshe

Katër të vdekur pasi Rusia sulmoi një qendër tregtare në lindje të Ukrainës me bombë 500 kilogramëshe

Evropa
Autoritetet zvicerane njoftojnë për vonesa në dorëzimin e sistemeve Patriot nga SHBA-të

Autoritetet zvicerane njoftojnë për vonesa në dorëzimin e sistemeve Patriot nga SHBA-të

Evropa
“Sirianët nuk kishin frikë nga lufta”, thotë al-Sharaa - në deklaratën e tij të parë televizive që nga sulmet ajrore të Izraelit në Damask

“Sirianët nuk kishin frikë nga lufta”, thotë al-Sharaa - në deklaratën e tij të parë televizive që nga sulmet ajrore të Izraelit në Damask

Botë
Aeroplani luftarak izraelit F-15 pothuajse ishte detyruar të ulej në Teheran për shkak të problemit në rezervuarin e karburantit

Aeroplani luftarak izraelit F-15 pothuajse ishte detyruar të ulej në Teheran për shkak të problemit në rezervuarin e karburantit

Azia
Kalo në kategori