Shumë njerëz po përgatiten për të parë finalen e Botërorit të Katarit 2022 mes Argjentinës dhe Francës dhe duket se ka plot njerëz të famshëm që zgjedhin Lionel Messin në vend të Kylian Mbappe.
Ylli aktual i futbollit botëror po përballet me pasardhësin e tij dhe dyshja luajnë së bashku në nivel klubi për Paris Saint-Germain.
Duket se statusi i legjendës që mban Messi nuk mund të konkurrohet ende, pasi shumë personazhe të famshëm dhe sportistë po e kërkojnë atë për të fituar më në fund çmimin që i ka shpëtuar.
Këngëtarja e njohur angleze Adele do të bëjë tifo për argjentinasit. Ajo u afrua nga një tifoz në një koncert të fundit dhe më pas i tha: “A jeni nga Argjentina? Falë Zotit ata fituan me penallti sot”, duke iu referuar ndeshjes kundër Holandës, shkruan Marca.
Aktorja e njohur Julia Roberts njihet si një fanse e madhe e futbollit dhe së fundmi është parë duke i uruar ditëlindjen ish-lojtarit të Manchester United, Jesse Lingard në Instagram.
Roberts dihet gjithashtu se është një tifoze e Messit dhe Argjentinës. Ajo ishte në El Clasico në 2017 dhe i kërkoi futbollistit një foto pas ndeshjes.
Një tjetër yll i Hoollywoodit është Christopher Mintz-Plasse i cili luajti McLovin në “Superbad”. Twitter-i i tij është i mbushur me materiale për kombëtaren e Argjentinës.
Harry Styles gjithashtu shkroi ‘Urime Argjentinë’ përpara një shfaqjeje të fundit, dhe Daddy Yankee është parë gjithashtu në videot e mediave sociale duke mbështetur përfaqësuesen argjentinase.
Një tjetër yll britanik që i uron Argjentinës është legjenda e tenisit Andy Murray. Në fund të ndeshjes mes Argjentinës dhe Australisë më herët në turne, Murray shkroi në Twitter ‘Messi është kryesori’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251