LAJMI I FUNDIT:

Motivimi për pritjen e penalltisë nga Ochoa – modelja i ka ofruar takim heroit të Meksikës

Motivimi për pritjen e penalltisë nga Ochoa – modelja i ka ofruar takim heroit të Meksikës
(Foto: Instagram/vanda.barbie1/Twitter/Goal)

Një modele e shërbimit OnlyFans i ka premtuar ikonës së Meksikës, Guillermo Ochoa, një natë të paharruar nëse e fiton Kupën e Botës.

Wanda Espinosa, një ish-artiste tatuazhesh që është shndërruar në modele e shërbimit për të rritur, ka ofruar motivim shtesë për portierin legjendar në ‘Katar 2022’.


Meksika nuk ka luajtur në një çerekfinale të Kampionatit Botëror që nga viti 1986, ndërsa nga bukuroshja është kërkuar që ta motivonte Ochoan.

(Foto: Instagram/vanda.barbie1)

Wanda, e cila ndiqet nga më shumë se një milion fansa në Isntagram, ka shkuar një hap më larg duke ofruar që të takohet personalisht me gardianin, të cilin do ta gëzonte akoma më shumë se triumfi në Kampionatin Botëror.

(Foto: Twitter/Goal)

Dhe Ochoa tashmë e ka bërë hapin e parë. Ai ishte hero i Meksikës në sfidën hapëse kundër Polonisë duke e mbrojtur penalltinë e Robert Lewandowskit në ndeshjen që përfundoi pa gola.

(Foto: Instagram/vanda.barbie1)

Koleget tjera modele, Daniella Chavez e Jessica Sodi, janë përpjekur t’i motivojnë futbollistët tjerë meksikanë, Hirving Lozano e Alvaro Fidalgo, duke u ofruar abonim pa pagesë në faqet e tyre. /Telegrafi/