LAJMI I FUNDIT:

Ato që dimë deri tani rreth helikopterit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth helikopterit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Një helikopter që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi është dashur të bëjë një “ulje të vështirë” pasi ka pasur vështirësi, raportojnë mediat shtetërore.

Detajet e asaj që ndodhi mbeten të paqarta, por ja një vështrim rreth atyre që dimë deri më tani:

Sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, Raisi po shkonte për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, pasi u kthye nga kufiri me Azerbajxhanin, ku hapi digat Qiz Qalasi dhe Khodaafarin.


Veç kësaj, sipas raportimeve të mediave, përcjell Telegrafi, helikopteri ishte një nga tre që udhëtonin në një kolonë.

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit
Lexo po ashtu Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Ministri i Brendshëm i Iranit thotë se ekipet e shpëtimit janë ende duke u përpjekur për të arritur në vendin e “aksidentit”, por përpjekjet e tyre po pengohen nga kushtet e këqija të motit.

Ndërkohë një gazetar i agjencisë së lajmeve Fars thotë se dukshmëria në zonën malore dhe të pyllëzuar ishte vetëm rreth pesë metra. Zona është rreth 50 km në veri të Tabrizit.

Ndërsa Ahmad Alirezabeigi, një deputet iranian për qytetin e Tabrizit, thotë se punonjësit e shpëtimit emergjent nuk e kanë gjetur ende vendndodhjen e helikopterit që mbante presidentin.

Sipas tij, dy helikopterë të tjerë në kolonë u ulën të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori