Aktori Johnny Depp ka rifilluar dëshminë e tij në një gjykatë në Fairfax, Virginia, në çështjen kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard.
Depp diskutoi ndryshimin e natyrës së marrëdhënies së tij me Heard.
Ai e akuzoi Heardin për thirrje dhe komente nënçmuese për të në disa raste në marrëdhënien e tyre që do të përshkallëzoheshin më pas në debate.
“Nuk më lejuan të kisha të drejtë, nuk më lejuan të kisha një zë”, tha Depp.
Një debat mes ish-çiftit në vitin 2015 përfundoi me Depp që kërkoi kujdes mjekësor për një gisht të prerë pasi, siç pretendon ai, Amber i hodhi një shishe vodka.
“Ajo hodhi shishen e madhe dhe ajo ra në dorë të tij dhe u thye kudo”, dëshmoi Depp. “Pastaj shikova poshtë dhe kuptova se maja e gishtit më ishte prerë”.
“Nuk e di se si ndihet kriza nervore”, shtoi artisti. “Por kjo është ndoshta më e afërta që kam qenë ndonjëherë”.
Heard e ka mohuar pretendimin.
Në dëshminë e tij afërsisht tre orëshe të martën, ylli i nominuar për ‘Oscar’ foli në detaje për akuzat e Heard për abuzim në familje, historinë e tij me abuzimin e substancave dhe përvojat e tij të rritjes me një nënë abuzive.
“Ngadalë e kupton se je në një marrëdhënie me nënën tënde, në njëfarë kuptimi”, dëshmoi Depp të mërkurën për dinamikën e tij me Heard, duke e krahasuar abuzimin që ai thotë se ka përjetuar nga nëna e tij me abuzimin e pretenduar të ish-gruas.
Avokati i Deppit e pyeti pse ai qëndroi me Heard pasi marrëdhënia e tyre u përkeqësua.
“Doja të përpiqesha ta bëja të funksiononte”, shtoi ylli i Hollywoodit.
“Heard kishte folur për vetëvrasje në disa raste, kështu që kjo gjithashtu bëhet një faktor, kjo është diçka që jeton në pjesën e pasme të trurit tuaj”, tha Depp.
Aktori, i njohur për punën e tij në “Pirates of the Caribbean”, po padit Heardin për 50 milionë dollarë për një opinion të bërë në Ëashington Post të vitit 2018, ku ajo shkruante për përvojën e saj me abuzimin në familje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRobert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush
Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania
Me mbi 105 milionë euro pasuri - Dua Lipa është në listën e të famshmëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar të moshës nën 40 vjeç
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar
Hailey Bieber del për herë të parë pas lajmit të shtatzënisë, shfaq barkun e saj në rritje
Meghan Markle thuhet se është në panik, ngase një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë