LAJMI I FUNDIT:

Kroacia i dëbon 18 diplomatë rusë dhe 6 anëtarë të personelit të Ambasadës në Zagreb

Kroacia i dëbon 18 diplomatë rusë dhe 6 anëtarë të personelit të Ambasadës në Zagreb

Kroacia ka dëbuar 18 diplomatë rusë dhe gjashtë anëtarë të personelit administrativ dhe teknik.

Sipas Ministrisë kroate të Punëve të Jashtme, i është dorëzuar një notë ambasadorit rus Andrej Nesterenko duke e informuar Rusinë për reduktimin e numrit të personelit diplomatik dhe atij teknik të Ambasadës në Zagreb.


“Kroacia i dorëzoi të hënën një notë ambasadorit rus Andrej Nesterenko duke e informuar Rusinë për reduktimin e numrit të personelit diplomatik dhe administrativo-teknik në Ambasadën në Zagreb”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Kroacia i është bashkuar kështu një numri shtetesh evropiane si Polonia, Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Greqia, Bullgaria, Suedia e të tjera. Sllovenia fqinje po ashtu ka dëbuar 33 diplomatë.

Po ashtu, MPJ ka dënuar agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës, duke kërkuar që Rusia të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori