LAJMI I FUNDIT:

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Ish-kreu i Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, ka thënë se vendet perëndimore janë të shqetësuara për bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë, por se ai bashkëpunim është i fortë.

“Ky bashkëpunim i shqetëson ata që i pengon Serbia e lirë. E dini, kush nuk e do Rusinë nuk është mik i Serbisë. Dhe kushdo që është mik i Serbisë nuk është armik i Rusisë. Gjithmonë ka qenë kështu”, citohet të ketë thënë Vulin, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.


Madje ai ka shkuar edhe më tej duke theksuar se “kush mendon keq për presidentin (Vladimir) Putin, mendon keq për (Aleksandar) Vuçiqin”.

“Kushdo që dëshiron të shkatërrojë Serbinë do (ta shkatërrojë) edhe Rusinë. Ashtu është”, ka shtuar Vulin.

Sipas tij, gjatë shekujve ishte e qartë se nëse Rusia nuk mund të mbijetonte, nuk do të mundte as Serbia.

“Nëse Rusia do ta kishte humbur luftën, nëse NATO-ja do të kishte fituar, a mendon vërtet dikush se Serbia mund të ekzistojë? Dhe jo vetëm Serbia… Pa një Rusi të lirë, të fortë, nuk ka Serbi të lirë dhe të fortë. Ky është një fakt, i pëlqen apo jo dikujt. Prandaj bashkëpunimi ynë është një pengesë e tillë për ata që nuk duan ta shohin Serbinë e lirë”, ka thënë më tej Vulin.

Ndryshe, rreth tre muaj më parë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte ndarë Urdhrin e Miqësisë për ish-drejtorin e Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Aleksandar Vulin.

Sipas një njoftimi, Vulin u nderua “për kontributin e madh të dhënë për zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes BIA-s dhe Shërbimit të Huaj të Inteligjencës të Rusisë [SVR] në fushën e garantimit të sigurisë shtetërore dhe të mbrojtjes ë interesave kombëtare të Serbisë dhe Rusisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Serbia
A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

Azia
Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Evropa
Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Evropa
Kalo në kategori