LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Netanyahu ka gdhendur emrin e tij në histori si kasapi i Gazës

Erdogan: Netanyahu ka gdhendur emrin e tij në histori si kasapi i Gazës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se mbrojtja e Kudsit do të thotë mbrojtje e njerëzimit, paqe dhe respektim i besimeve të ndryshme.

“Xhamia Al-Aksa e Kudsit përballet gjithnjë e më shumë me ngacmime, me identitetin e qytetit antik që fshihet nga Izraeli hap pas hapi”, tha presidenti Erdogan në një fjalim në Stamboll.


“Me besimin se mbrojtja e Kudsit do të thotë mbrojtje e njerëzimit, paqe dhe respektim i besimeve të ndryshme, ne do të vazhdojmë luftën me vendosmëri”, citohet të ketë thënë më tej presidenti Erdogan.

Ai ka shtuar se “paraardhësit e mi i shërbyen Kudsit për 400 vjet, trashëgimia e tyre nuk mund të fshihet”.

Presidenti turk shtoi se “kushdo që kërkon faraonët modernë, nuk duhet të shikojë larg, vetëm shikoni ata që kanë vrarë pa mëshirë 35 mijë palestinezë në 203 ditët e fundit”.

“Netanyahu, si njerëzit e tjerë të ligë para tij, ka gdhendur emrin e tij në histori me turpërim si kasapi i Gazës”, shtoi Erdogan.

Teksa palestinezët në Gaza kanë rezistuar për 203 ditë, pavarësisht nga të gjitha gjasat, presidenti turk u shpreh se “askush nuk mund të presë që ne të heshtim përballë gjenocidit”.

“Ne do të vazhdojmë t’i shohim vëllezërit tanë të Hamasit si Rezistencë Kombëtare të Palestinës të cilët mbrojnë atdheun e tyre kundër pushtuesve”, tha Erdogan.

Ai tha më tej se Turqia qëndron si i vetmi vend që zbaton kufizime të eksportit ndaj Izraelit në 54 grupe produktesh.

Erdogan shtoi se Turqisë është gjithashtu në ballë të ndihmës për Gazën, pasi që nga 7 tetori, Ankaraja ka dërguar rreth 50 mijë tonë ndihma humanitare nëpërmjet 13 avionëve dhe nëntë anijeve.

Ai tha gjithashtu se “mbështetja e pakushtëzuar ushtarake dhe diplomatike e SHBA-së për Izraelin nuk kontribuon në një zgjidhje, por përkundrazi e përkeqëson problemin”.

“Teksa 35 mijë njerëz u vranë pa mëshirë në Gaza, miratimi i një pakoje ndihme ushtarake prej 25 miliardë dollarësh për Izraelin nga Senati i SHBA-së është treguesi më i qartë i kësaj”, shtoi Erdogan, duke iu referuar pakos së re të ndihmave të miratuar javën e kaluar për Izraelin.

Kur bëhet fjalë për Izraelin, ai tha se “vlerat e Perëndimit, duke përfshirë lirinë, demokracinë, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, mendimit dhe medias janë harruar dhe janë lënë menjëherë në dollap”.

Presidenti turk gjithashtu përshëndeti Konferencën e Platformës Ndërparlamentare Kuds si një zë dhe frymë globale e çështjes palestineze. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Serbia
A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

Azia
Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Evropa
Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Evropa
Kalo në kategori