LAJMI I FUNDIT:

Tre vjet pa mjeshtrin e vargjeve dhe të radio-gazetarisë Hivzi Krasniqin

Tre vjet pa mjeshtrin e vargjeve dhe të radio-gazetarisë Hivzi Krasniqin

Janë bërë sot tre vjet nga vdekja e mjeshtrit të vargjeve dhe maestros së Radio-gazetarisë kosovare Hivzi Krasniqin.

Hivzi Krasniqi ndërroi jetë më 15 Shkurt të vitit 2019, në moshën 66 vjeçare, pas një shqetësimi shëndetësorë, gjatë një ndërhyrje operative spitalore në Prishtinë.


I ndjeri shënoi fuqishëm kohën e vet si një ndër pionierët e parë shqiptarë të Radio-gazetarisë në ish-Jugosllavi dhe si autor i më se një mijë teksteve të këngëve të njohura shqipe.

Hivzi Krasniqi gjatë karrierës kishte punuar në Radio Prishtinë dhe në Radio Televizionin e Kosovës për disa vite. Për një kohë ishte edhe kryeredaktor në Radio Dukagjini-t.

Pak para se të ndërronte jetë, i ndjeri kishte pranuar ti bashkohej ekipit që po merrte mbi vete projektin e hapjes së ‘RADIO 1’. Kishte marrë pjesë në ndërtimin strukturor të Skemës programore porse fati deshti që të ikte në amshim para se ky medium të fillonte me sinjal.

Hivzi Krasniqi pothuaj tërë karrierën prej profesionisti e kaloi në Prishtinë, përderisa për vendlindjen e tij Pejën ishte shumë i lidhur, çfarë bëri që edhe vendimi i familjes të ishte që ai të varrosej në Pejë.

Ceremonia mortore për të ishte madhështore, meqë madhështor ishte vet Hivziu.

Qindra qytetarë nga viset shqiptare, dhjetëra kurora lulesh e Telegrame Ngushëllimi kishin ardhur nga të gjitha anët e botës.

Një tufë me lule të freskëta im ishte bashkuar kortezhit funeral, me veturën e kryeministrisë, e ku shkruante ‘Faleminderit për të gjitha Hivzi’ nga kryeministri i kohes Ramush Haradinaj.

Hivzi Krasniqi me tërë bagazhin e tij jetësorë e profesional fuqishëm i bëri vend vetës në historinë e radio-gazetarisë shqiptare dhe të estradës.

Në tre vjetorin e ndarjes nga jeta, e ka kujtuar me disa vargje edhe miku i tij nga gjenerata e re, Fitim Behluli-kryeredaktor i ‘RADIO 1’.

“Tre vite pa ty mjeshtër! Ike duke lënë mijëra vargje të pavdekshme prapa!

Ike bukur, ashtu siç edhe jetove bukur! Çdoherë duke falur dashuri të pashoq për njerëzimin.
Hivzi Krasniqi, ike, duke mbetur institucion në vete i Radio-Gazetarisë shqiptare!
Bashkë me kujtimet e bukura, prapa na le edhe mallin e pashuar!
Në përkufizimin e fundit dhe çështë më e rëndësishmja, ike duke mbetur njeri!
Të kujtojmë me mall dhe me vargjet tua;
Ti se din peshën e mallit
mos më kërko te ura e zallit,
mos më kërko as te gryka
ku kllosin lara e syka.
N’të marrtë malli veç loto
n’këtë qytet mos më kërko,
mos më kërko rrugëve të vjetra
unë jam djegur sporsi letra.
Mos më kërko në lagjen tonë
për çdo shpirt tash është vonë,
e harrove dashurinë
mos më kërko as në Jarinë.
Do të djeg por sikur saç
një kujtim në karagaç
kah ura e gurit kur kalon
kot e kot moj më kërkon. Hivziu”-ka shkruar Behluli. /Njëshi & RADIO 1/

Në trend Magazina

Më shumë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

Magazina
Finalisti Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘Post Big Brother’, Ledion Liço zbulon detajet

Finalisti Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘Post Big Brother’, Ledion Liço zbulon detajet

Magazina
Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Magazina
Do ta lë Italinë për shkak të Romeos - Heidi Baci flet për raportin me të pas daljes nga Big Brother

Do ta lë Italinë për shkak të Romeos - Heidi Baci flet për raportin me të pas daljes nga Big Brother

Magazina

"Do hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla Ceno", Roza Lati sqaron deklaratën

Magazina
Kalo në kategori