LAJMI I FUNDIT:

Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Falë rritjes së kërkesave në botë për specialistë të Burimeve Njerëzore, shumë prej tyre u jepet mundësia që të punojnë në shtete të ndryshme, pavarësisht se prej nga janë.

Sigurisht, kërkesat e larta sjellin rroga të larta!

Kështu, rroga mesatare vjetore për një HR në Evropë shkon deri në 75,680 Euro. Me shtetet si Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Gjermania dhe Franca, të cilat qëndrojnë si shtetet në të cilat menaxherët e Burimeve Njerëzore paguhen më shumë.

Nga ana tjetër, dikush që dëshiron që të kyçet në këtë industri, nuk është e patjetërsueshme që të posedojë diplomë universiteti në Burime Njerëzore, ajo që kërkojnë kompanitë që ti të sjellësh në tavolinën e intervistimit janë vetëm aftësi dhe vërtetim që ti i posedon këto aftësi.

Sot, kompanitë pranojnë diploma edhe nga Akademi të ndryshme profesionale, të cilat janë të akredituara me kredite dhe nga institucione të njohura të edukimit.

Ke dëgjuar për diplomën EU?

Diploma EU apo Diploma Evropiane ndjek modelin e Komisionit Evropian të edukimit jo-formal, në të cilën përfshihen informatat e personit i cili është angazhuar për marrjen e aftësive, orët totale me kreditë ECTS, të cilat tregojnë se sa sukses ka arritur po ky person. 

Kjo diplomë është perfekte për të gjithë ata specialistë të BNJ, të cilët dëshirojnë të ndjekin ëndrrën Evropiane dhe të fillojnë një kapitull të ri në kontinent.

Një mundësi tjetër që kjo diplomë jep është se po kjo është e pranuar edhe nga universitetet në Evropë, si kredite shtesë për aplikimin e studentit.

Ku mund të marrësh një diplomë EU?

Creative Hub është qendër trajnuese, e cila që nga viti 2017 lëshon diploma EU për studentët e saj në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Programi që Creative Hub ofron është një program, i cili është i bazuar në programet ndërkombëtare të BNJ dhe me anë të së cilës, çdo kush pavarësisht a ka eksperienca të mëherëshme në këtë fushë apo jo, mund të ja dalë mbanë të bëhet një HR.

Që nga Employer Branding, Rekrutimi & Përzgjedhja, Menaxhimi i performancës së fuqisë puntore. Angazhimi i tyre, sspektet financiare dhe ligjore të BNJ, trajnimi & zhvillimi, strategjia e përgjithshme e BNJ dhe HR Balanced Scorecard, ti do të kesh mundësi që të marrësh të gjitha aftësitë që do të nevojiten që të fillosh punë në këtë industri me shumë prespektivë.

Përveç ligjeratave të rregullta, nëse Creative Hub do të jetë zgjedhja jote, në këtë program përfshihen edhe projekte reale që ti do të bësh me kompani të njohura, do marrësh pjesë në evente dhe punëtori të ndryshme, do të bëhesh pjesë e programit special për orientim drejt punësimit, si dhe të konkurseve të ndryshme të punës që kjo akademi organizon me kompani të huaja dhe vendore.

Dëshiron që të bëshesh edhe ti pjesë?

Grupi i ardhshëm i Akademisë së Burimeve Njerëzore në Creative Hub pritet të fillojë së shpejti, ku regjistrimet janë të hapura vetëm edhe për pak kohë.

Nëse regjistrohesh para datës 10 qershor, ti do të kesh mundësi që të marrësh bursë 500 EURO për diplomën Evropiane!

Mëso më shumë rreth këtij programi dhe se si mund ta bësh tënden këtë bursë duke klikuar këtu.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori