Është rikthyer në estradë pas një periudhe të gjatë dhe duket se po bën bujë sërish me pjesën e dytë të hitit “QoppSexy”, të cilën e solli rreth shtatë vite më parë, në 2014.
Elvis Qollopeku (emri i vërtetë i Mc Qoppës) në javën e parë të vitit 2022 publikoi këngën e re “QoppSexy 2”, që siç tregon është i befasuar me pritjen që iu bë nga publiku.
Në një bisedë për Telegrafin, ai thotë se ka pesë vite që punon për këtë ditë por që në fund në bazë të rezultateve të para thuhet se ia ka vlejtur.
“Kam pesë vite që punoj për këtë ditë, jam i befasuar një audiencë e shkëlqyer me shumë pozitivitet kam pritur që do të dëgjohet por me thënë të drejtën prapë jam kapur në befasi”, ka thënë Mc Qoppa për Telegrafin.
Ai tutje thotë se ia premtoi vetes rikthimin në skenë në vitin 2022 dhe se do të vazhdojë t’ia dëshmojë të gjithëve me projektet që do të sjellë në vijim.
“Është psikologjike, i kam premtuar vetëm që do të rikthehem në vitin 2022 dhe do t’ia dëshmojë secilit se kush jam unë dhe se çfarë di të bëj, 5 janarin e kam zgjedhur si datë të preferuar për një rikthim të mirë”, shtoi më tej artisti nga Prizreni.
Ndërkohë që nuk ishte aktiv me këngë e prurje të reja, reperi ka dhënë një mendim për estradën në atë që ndodhet aktualisht dhe për atë që kishte ndryshuar nga koha e tij.
“Kanë bërë para më shumë i kanë rritur standardet po punojnë edhe më shumë po investojnë më fort, në muzikë videoklipe e sidomos investimi kryesor në klikime”, u shpreh Qollopeku.
View this post on Instagram
Meqenëse korri suksese të mëdha me “QoppSexy”, i njëjti beson që edhe kjo vazhdimësi do të ketë arritje të lartë duke parë se po dëgjohet e komentohet në çdo vend.
“Unë veçse po e shoh edhe po e ndjej atë, sepse po i vërej reagimet dhe pritjen e këngës plus kësaj ia shtojmë që kënga po shitet e po dëgjohet në market, jam super super i kënaqur që njerëzit nuk e kanë harruar Qoppën”.
Edhe pse më larg botës së muzikës, Qoppa zbulon se ka qenë i fokusuar në jetë private e në një profesion krejtësisht tjetër.
“Qoppa ka krijuar një familje i ka dy djem Akilin dhe Arshin, por gjatë kësaj kohe unë kam punuar për disa vite si instruktor i armëve të zjarrit, tani edhe pse nuk e ushtroj si profesion me diplomat ndërkombëtare dhe shtoja kësaj përvojën jam instruktor për instruktorët e rinj në poligonet e gjuajtjes me armë zjarri”, tha më tej ai.
View this post on Instagram
2022-shi nisi mirë, por nuk do të ndalet me kaq për reperin i cili rrugës ka gati edhe një album të ri.
“Do të plasojë një album nëse e kemi shëndetin dhe do të jetë albumi im i parë dhe i fundit, kurse për shkurt e kam edhe një bombë që titullin po e bëj ekskluziv për ju, kënga quhet ‘Mbretëreshë e trotuareve’, do ta finalizojmë edhe me videoklip”.
Ai e përmbylli bisedën për Telegrafin duke dhënë një mesazh për të rinjtë e për të gjithë ata që dëshirojnë t’i ndjekin ëndrrat e tyre.
“Ta mendojnë mirë dhe ta bëjnë një plan, por asnjëherë mos të dorëzohen, sepse nëse beson fuqishëm në atë që ti e do asnjë forcë përveç asaj të krijuesit nuk ta ndal suksesin”.
View this post on Instagram
*E për atë që paralajmëroi sivjet, mbetet për t’u parë e shikuar ditëve e muajve që vijnë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Irina Shayk mahnit me një veshje të zezë, teksa po lundronte me një varkë në fushatën e re të Michael Kors
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij
Shanna Moakler pozon me bikini në dyvjetorin e martesës së ish-bashkëshortit të saj Travis Barker me Kourtney Kardashian
E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë