LAJMI I FUNDIT:

Martohet vajza e Paul Walker, Vin Diesel e përcjell në altar

Martohet vajza e Paul Walker, Vin Diesel e përcjell në altar

Vajza e Paul Walker, Meadow është kurorëzuar me aktorin Louis Thornton-Allan në më pak se tre muaj pasi bënë fejesën e tyre.

Walker, 22 vjeçe, njoftoi për dasmën të premten përmes një video bardh e zi të dasmës së saj të realizuar buzë plazhit, ku ajo u shoqërua në altar nga kumbari i saj, Vin Diesel, sipas TMZ.


“Jemi martuar”, shkroi vajza e aktorit në mbishkrimin e videos, shkruan DailyMail.

Martesa vjen tetë vjet pasi babai i Meadow, Paul vdiq tragjikisht në një aksident me veturë në moshën 40-vjeçare.

Videoja fillon me Meadown e veshur me një fustan nusërie të bardhë, ndërsa ajo përqafon të ftuarit në ceremoninë e saj buzë oqeanit, duke përfshirë yllin e “Fast and Furious”, Jordana Brewster.

Nusja shihet duke u mbajtur për dore me burrin e saj të ri, ndërsa të sapomartuarit ngrenë duart e tyre të shtrënguara në ajër.

Në përgjithësi, dita ishte e mbushur me shumë dashuri dhe gëzim, dhe çifti nuk mund ta fshihnin lumturinë e tyre teksa u fotografuan së bashku dhe i ndanë imazhet me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Në një postim të veçantë, Meadow publikoi foto të saj dhe burrit të saj të ri duke mbajtur atë që dukej se ishte certifikata e tyre e martesës.

Të porsamartuarit pinin cigare ndërsa shoqëroheshin me miqtë, siç tregojnë fotografitë e publikuara më pas.

Meadow vendosi me adhurim gishtin e saj poshtë mjekrës së Louis, ndërsa ata bisedonin me miqtë e tyre.

Meadow njoftoi se ishte fejuar me Louis në gusht të vitit 2021, vetëm disa javë pasi konfirmuan lidhjen e tyre.

Në një klip të shpërndarë në Instagram, vendasja e Kalifornisë tregoi unazën e saj të diamantit ndërsa pushonte mes një sesioni noti të bërë gjatë ditës.

Louis po studion aktrim në shkollën prestigjioze ‘Stella Adler’ në New York dhe kohët e fundit mori pjesë në një video muzikore për këngën “Vintage” të Blu DeTiger.

Meadow, e cila ishte 15 vjeçe në kohën e aksidentit tragjik të babait të saj më 30 nëntor 2013, ka krijuar një organizatë jofitimprurëse në kujtesën e babait të saj të quajtur “The Paul Walker Foundation”, e cila ka për qëllim shkencën detare.

Modelja, e cila ka ecur në pistën e markave “Givenchy” dhe “Proenza Schouler”, u pa në qershor në tapetin e kuq në premierën e “F9”, pjesa e fundit e ekskluzivitetit “Fast and Furious” ku babai i saj ishte aktor i roleve kryesore.

Në qershor, Vin Diesel foli për Extra duke thënë se ishte kumbari i Meadow dhe pranoi se ndihej ‘shumë mbrojtës’ ndaj modeles së re.

“Ajo është personi i parë në Ditën e Babait që më uron Gëzuar Ditën e të Atit”, i tha ai gazetës.

Aktori vazhdoi: “Ta shoh atë me fëmijët e mi është një nga gjërat më të bukura. Ka momente kur e shoh duke luajtur me [vajzën e tij] Pauline dhe kjo më godet aq shumë, saqë mund të imagjinoj vetëm atë që vëllai im sheh kur e sheh atë nga lartë”, tha Diesel.

Nëntorin e kaluar, ajo përmes Instagramit nderoi babain e e saj të ndjerë në përvjetorin e vdekjes së tij.

“Një ditë pa kuptim për t’u kujtuar me trishtim. Sot është një festë e dashurisë dhe lumturisë që sollët në botë”, kishte shkruar ndër të tjerash ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Magazina
Kalo në kategori