LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Spahiu tregon një rast se si të rinjtë nuk po vaksinohen nga frika e sterilitetit

Fatmir Spahiu tregon një rast se si të rinjtë nuk po vaksinohen nga frika e sterilitetit
Foto: Fatmir Spahiu/Instagram

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, njihet për satirën e tij në rrjetet sociale.

Megjithatë, në një nga statuset e tij të fundit në rrjetin social Facebook, ai e ndërthuri satirën me një ngjarje reale që i ka ndodhur së fundmi.


‘Oki’ i hit-serialit “Kafeneja Jonë”, ka shkruar se si e ka pyetur një djalë të zakonshëm në kafene se a e ka marrë vaksinën anti-COVID, dhe i njëjti i është përgjigjur me “Jo”.

Foto: Fatmir Spahiu/Instagram

Spahiu thotë se djaloshi i është përgjigjur duke dhënë si arsyetim mos-marrjen e vaksinës frikën nga steriliteti – ani pse ky nuk është një efekt anësor i saj.

“Në muhabet e sipër, i thash një djalit të ri në kafe, a e ke marrë vaksinën? Ma kthei: Ti a e ke marrë? I thash po, moti! Tha: Lehtë e ke ti, i ke kryer fëmijët! Nejse u qova, erdha në shtëpi dhe në këto çaste me pak vaj ulliri përmbi, jam duke e ngrënë telefonin fiks me gjithë kabllo”, ka shkruar ndër të tjerash aktori.

Me këtë ai ka dashur të ironizojë me faktin se shqiptarët po i frikësohen marrjes së një vaksine e cila globalisht është cilësuar si e sigurt, ndërkohë që nëpër spitale paraqiten raste të ndryshme shumë më qesharake shëndetësore, si ai i gëlltitjes së një telefoni celular, që ndodhi pak ditë më parë dhe u trajtua në QKUK. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila injoron

Xhensila injoron "mosmirënjohjen" e Besit, vjen me fotografi atraktive dhe poza provokuese në Instagram

Magazina
Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Magazina
Përfundon sondazhi i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Albania 3, garë e ngushtë mes dy konkurrentëve

Përfundon sondazhi i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Albania 3, garë e ngushtë mes dy konkurrentëve

Magazina
Ish Miss-i i ShBA arrestohet mes trafikantëve të kartelit meksikan, 34-vjeçarja Glenis Zapata shfrytëzonte profesionin për të kaluar paratë e drogës

Ish Miss-i i ShBA arrestohet mes trafikantëve të kartelit meksikan, 34-vjeçarja Glenis Zapata shfrytëzonte profesionin për të kaluar paratë e drogës

Magazina
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian,

Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"

Magazina
'Traileri' i filmit “It Ends With Us” është ndër më të shikuarit në vitin e fundit, madje duke e kaluar edhe “Barbie”

'Traileri' i filmit “It Ends With Us” është ndër më të shikuarit në vitin e fundit, madje duke e kaluar edhe “Barbie”

Magazina
Kalo në kategori