LAJMI I FUNDIT:

Sot, për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Sot, për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 10 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 21:30 në kinemë në Prishtinë dhe në Prizren.


Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:

1) Tom and Jerry

Dy personazhet më të dashur të fëmijërisë tonë, rikthehen në një film i cili zbulon se si Tom dhe Jerry takohen dhe formojnë rivalitetin e tyre.

2) Monster Hunter

Kur nënkoloneli Artemis dhe ushtarët e saj besnikë transportohen në një botë të re, ata përfshihen në një betejë të dëshpëruar për mbijetesë kundër armiqve të stërmadh me fuqi të pabesueshme. Filmi është i bazuar në video lojën Capcom.

3) Unhinged

Pas një konfrontimi me një burrë të paqëndrueshëm në një kryqëzim, një grua bëhet shënjestra e zemërimit të tij.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen filmi aksion The Marksman, dramë/thrilleri The Little Things, horror Come Play, romancat The Wedding Unplanner dhe After We Collided, ndërsa nga filmat familjarë po shfaqet Fantastic Return to Oz.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
“Burrat që godasin gratë, nuk janë burra

“Burrat që godasin gratë, nuk janë burra" - Thyen heshtjen bashkëshorti i Cassie Ventura pas videos tronditëse

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Modelja Cassie Amato tregon linjat e saj mahnitëse, me bikini të zeza

Modelja Cassie Amato tregon linjat e saj mahnitëse, me bikini të zeza

Magazina
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Kalo në kategori