LAJMI I FUNDIT:

Ia huazojnë këngën “Shko në RS”, reagon e revoltuar Adelina: Nëse po i gëzohem qeverisë së re, është shpresa që do i fitoj gjyqet ndaj hajnave

Ia huazojnë këngën “Shko në RS”, reagon e revoltuar Adelina: Nëse po i gëzohem qeverisë së re, është shpresa që do i fitoj gjyqet ndaj hajnave
Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Këngëtarja e madhe, Adelina Ismaili, njihet për një numër të madh hitesh ndër vite, të cilat i kanë dhënë asaj epitetin e divës shqiptare.

Prodhimtaria e saj muzikore është aq e madhe dhe ka qenë gjithnjë e lakmuar nga shumë artistë.


Jo të pakta kanë qenë rastet kur këngëtaret serbe kanë huazuar këngë nga Adelina, pa cituar autorësinë dhe duke përfituar kështu në kurriz të të tjerëve.

Adelina Ismaili (Foto: Adelina Ismaili/InstaStory)

Por mesa duket, këngëtarët jashtë kufijve nuk janë të vetmit që kanë bërë një gjë të tillë.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Adelina përmes një video të rishpërndarë në InstaStory, ka publikuar interpretimin e dy këngëtarëve kosovarë për xhirimet e festave të fundvitit, teksa në një moment këndojnë fragmente nga kënga e saj e famshme, “Shko në RS”.

E revoltuar me faktin se ata nuk e kanë kërkuar autorësinë dhe e kanë ripërpunuar këngën pa pëlqimin e autorit, Ismaili shkroi në InstaStory se arsyeja që po bën të lumtur për krijimin e qeverisë së re, është shpresa për njohjen e të drejtave autoriale dhe dënimin e atyre që i shkelin ato.

“Nëse ka një arsye pse po i gëzohem krijimit që qeverisjes së re në Kosovë, është besimi im që vërtet do të fitoj gjyqet kundër hajnave që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time”, kanë qenë fjalët e Adelinës.

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory

Nuk dihet nëse dy këngëtarët që interpretojnë në video, e që në realitet janë Albina Kelmendi e Taulant Bajraliu, do të kërkojnë falje për këtë shpërdorim të paautorizuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Snoop Dogg e ndjek Kidën në Instagram

Snoop Dogg e ndjek Kidën në Instagram

Magazina
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori