LAJMI I FUNDIT:

“O Çim, Egla është beqare”, Juli shkakton të qeshura derisa ngacmon banorin e ri

“O Çim, Egla është beqare”, Juli shkakton të qeshura derisa ngacmon banorin e ri

Të qeshurat mbuluan banorët e Big Brother VIP Albania, pasi Juli po e ngacmonte banorin e ri Çimin duke i thënë se Egla ishte beqare.

Kjo ndodhi mbrëmjen e kaluar derisa të gjithë ishin bërë gati për të fjetur.


“O Çim, Egla është beqare”, i thoshte Juli banorit të ri derisa shkaktoi tejet të qeshura tek banorët, njëra ndër to që u shkri së qeshuri ishte edhe vetë Egla.

Pas kësaj reagoi në mënyrë ironike edhe Romeo i cili thoshte: “Më çmendet fare”.

Aty pranë ishin gjithashtu edhe Heidi, Graciano e po ashtu edhe Françeska.

Çimi është banori më i ri në Big Brother VIP Albania i cili kishte hyrë disa ditë më parë brenda shtëpisë. /Telegrafi/