LAJMI I FUNDIT:

Miley Cyrus kthehet nga spitali dhe publikon një fotografi me të dashurin e saj të ri, Cody Simpson

Miley Cyrus kthehet nga spitali dhe publikon një fotografi me të dashurin e saj të ri, Cody Simpson

Këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus, është duke u shëruar, me ndihmën speciale të të dashurit të saj të ri, Cody Simpson.

Ylli i muzikës pop, 26-vjeçe, ka ndarë disa postime në rrjetet sociale të mërkurën, duke treguar se është kthyer në shtëpi, pas disa ditësh qëndrimi në spital, për shkak që kishte probleme me bajame.


Sëmuret Miley Cyrus, pranë saj qëndron i dashuri i ri, Cody Simpson
Lexo po ashtu Sëmuret Miley Cyrus, pranë saj qëndron i dashuri i ri, Cody Simpson

“Ajo është kthyer në shtëpi”, ka shkruar Cyrus. “Duke u shëruar nga operacioni”, vazhdon më tej këngëtarja amerikane.

Miley Cyrus shfaqet me të dashurin e ri (Foto: Instagram)

Cyrus këtë kohë kishte përkrahje të madhe nga Simpson. Ylli 22-vjeçar, ka postuar një imazh me Mileyn, gjersa shfaqet duke e përqafuar nga mbrapa.

Simpson – i cili qëndroi pranë Cyrus në spital, ka ndarë një fotografi ‘selfie’ së bashku, me përshkrimin se ajo tanimë ‘është e lirë’. “Vajza ime e sëmurë është këtu më në fund”, ka shkruar ai.

Këngëtarja fillimisht e zbuloi se ishte e sëmurë të hënën, dhe të martën po ashtu bëri të ditur se është në spital duke u trajtuar.

Miley Cyrus (Foto: Instagram/Cody Simpson)

Derisa ishte atje, Cody e ka vizituar të dashurën dhe i dhuroi asaj buqetë me lule, madje këndoi edhe një këngë për të.

“Jam duke u ndjerë shumë më mirë”, shkroi ylli amerikan në videon bardhe zi, në momentin kur Simpson po këndonte. “Ky djalosh i ëmbël erdhi të më vizitojë mua dhe këndoi një këngë të mrekullueshme, të cilën e shkroi vetëm për mu”.

Lidhja e re e Mileyt vjen pas ndarjes nga blogerja Kaitlynn Carter dhe aktori Liam Hemsworth. /Telegrafi/

Cody Simpson dhe Miley Cyrus (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Magazina
Kalo në kategori