LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri në versionin ‘Simpson’

Dafina Zeqiri në versionin ‘Simpson’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është njëra ndër femrat më aktive në estradë kohëve të fundit.

Prurjet e shumta muzikore si dhe koncertet e vazhdueshme, po e bëjnë atë që të jetë njëra ndër këngëtaret më të komentuara në vend.


Jo të paktat janë rastet kur Zeqiri merr vëmendjen edhe me postimet e vazhdueshme që bën në rrjetet sociale.

Diçka të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram.

Të gjitha lajmet nga Estraad Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estraad Shqiptare

Bëhet fjalë për konvertimin e saj në personazhin ‘Simpson’, që është një nga serialet e animuara më të ndjekur në mbarë botën.

Dafina shfaqet si personazh me flokë të shkurtra, ashtu siç është modeli i saj aktual i flokëve.

View this post on Instagram

Mood after show

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on Jul 17, 2019 at 4:56am PDT

Duke dashur të tregojë stilin e saj prej ‘gangstereje’, edhe versioni i animuar i Dafinës shfaq një vajzë të zhveshur, e cila pa hezitim vë në pah gjoksin.

Përndryshe, ajo po shijon suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, “Lule lule”, në bashkëpunim me Lumi B, që është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/