LAJMI I FUNDIT:

Renditja e shteteve që do të garojnë sonte në natën finale të “Eurovision 2019”

Renditja e shteteve që do të garojnë sonte në natën finale të “Eurovision 2019”

Nata e madhe finale e “Eurovision 2019” mbahet sonte (e shtunë), në Tel Aviv të Izraelit.

Ngjarja transmetohet nga të gjitha kanalet shtetërore të Evropës, në atë që njihet si një prej mbrëmjeve më të rëndësishme evropiane të vitit.


Kartolina e veçantë e përgatitur për prezantimin e Shqipërisë në "Eurovision 2019"
Lexo po ashtu Kartolina e veçantë e përgatitur për prezantimin e Shqipërisë në "Eurovision 2019"

Plot 26 është numri i shteteve që garojnë sonte në natën finale për çmimin e parë, 20 prej të cilave u kualifikuan nga dy gjysmë-finalet që u zhvilluan në dy netët e para të festivalit, përkatësisht të martën dhe të enjten.

Artistja shqiptare Jonida Maliqi ia doli me sukses që ta kualifikojë Shqipërinë për në natën finale, pas interpretimit të shkëlqyeshëm me këngën e saj “Ktheju Tokës.

Ajo do të këndojë sonte e dyta me radhë, dhe si rrjedhojë mban kodin “02”, nga ku shqiptarët anë e mbanë diasporës mund të votojnë deri 20 herë, duke mbështetur artisten drejt një kualifikimi sa më të lartë.

Ndërkohë kjo është renditja e plotë e shteteve që do të këndojnë sipas radhës sonte (e shtunë), në natën finale të “Eurovision 2019”:

1. Malta
2. Shqipëria
3. Republika Çeke
4. Gjermania
5. Rusia
6. Danimarka
7. San Marino
8. Maqedonia e Veriut
9. Suedia
10. Sllovenia
11. Qipro
12. Holanda
13. Greqia
14. Izraeli
15. Norvegjia
16. Mbretëria e Bashkuar
17. Islanda
18. Estonia
19. Bjellorusia
20. Azerbajxhani
21. Franca
22. Italia
23. Serbia
24. Zvicra
25. Australia
26. Spanja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori