LAJMI I FUNDIT:

Ava Max: Ndihem vërtet shqiptare

Ava Max: Ndihem vërtet shqiptare
Ava Max (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Amanda Koci është e lindur më 16 shkurt të vitit 1993 në Wisconsin nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo zgjodhi emrin artistik Ava Max për të prezantuar anën femërore të personalitetit (Ava) dhe anën mashkullore (Max).

Kantautorja shqiptare është bërë një sensacion botëror i muzikës pop, ndërsa së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën Phoenix, ku mes tjerash është pyetur edhe lidhur me origjinën e saj shqiptare.

E pyetur se a ndihet e lidhur me origjinën e saj shqiptare, ajo është përgjigjur: “Ndihem, ndihem! Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat që vi nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. E kam parë këtë dhe më ka pëlqyer teksa e shihja këtë duke u rritur. Kam qenë e bekuar. Por, përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vet”.

Të gjitha lajmet nga Ava Max
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ava Max

Në pyetjes se si ka qenë të rritej si vajza e imigrantëve shqiptarë në Amerikë, Ava ka theksuar: “Jam ndier sikur e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornize kur jetoja në South Carolina”. 25-vjeçarja ka shtuar se një kohë nuk mund të përshtatej, mirëpo më pas kishte vendosur që të vazhdonte jetën sipas mënyrës së saj.

Femra më e fortë për të është nëna e saj, e cila e ka mësuar se “gjithçka është e mundur”.

“Mënyra si erdhi në Amerikë, ajo nuk e dinte gjuhën, nuk kishte para. Nëna dhe babai im bënin nga tri punë secili. Nuk i kam parë derisa i mbusha 10 vjet; jetoja me gjyshen time. Isha dhjetëvjeçare kur e blenë shtëpinë e tyre të parë. Nuk i kam parë për një kohë të gjatë, prandaj kur i shihja e shfrytëzoja kohën për të qëndruar me ta. E kam parë gjithë luftën që kanë bërë, sepse jeta nuk është e drejtë. Në fund të ditës, jeta ka shumë beteja, pos nëse ke lindur në një familje të pasur, që nuk ishte në rastin tim. Ata më mësuan të vazhdoj dhe të mos dorëzohem”, ka thënë Ava. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit bën bujë në mediet e huaja me paraqitjen e saj në Euro 2024

Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit bën bujë në mediet e huaja me paraqitjen e saj në Euro 2024

Magazina
Influencerja thotë se Ronaldo është personazhi i famshëm më i keq që ka takuar, futbollisti i kishte folur tërë natën vetëm për një çështje

Influencerja thotë se Ronaldo është personazhi i famshëm më i keq që ka takuar, futbollisti i kishte folur tërë natën vetëm për një çështje

Magazina
Mediumi kroat: Portieri i Shqipërisë është hit në Instagram dhe kuptohet pse

Mediumi kroat: Portieri i Shqipërisë është hit në Instagram dhe kuptohet pse

Magazina
Tifozja kroate, Ivana Knoll kapet keq me prezantuesen gjermane: Po të dukesha si ty, do të vishja gjithmonë rroba dimri

Tifozja kroate, Ivana Knoll kapet keq me prezantuesen gjermane: Po të dukesha si ty, do të vishja gjithmonë rroba dimri

Magazina
Bebe Rexha ka një përgjigje për ata që e quajnë të shëndoshë

Bebe Rexha ka një përgjigje për ata që e quajnë të shëndoshë

Magazina

"Mos u gëzoni herët", Ivana Knoll thumbon tifozët pas ndeshjes Kroaci-Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori