LAJMI I FUNDIT:

Mediumi kroat: Portieri i Shqipërisë është hit në Instagram dhe kuptohet pse

Mediumi kroat: Portieri i Shqipërisë është hit në Instagram dhe kuptohet pse

Thomas Strakosha ishte më i miri tek Shqipëria në barazimin 2-2 me Kroacinë në përballjen e sotme në Kampionatin Evropian.

Por, portieri i kombëtares së Shqipërisë, nuk është yll vetëm në fushë por edhe në rrjetet sociale.

Kështu së paku pretendon mediumi më i madh kroat, Index.hr i cili shkroi se Strakosha është bërë hit në rrjet duke rrëmbyer zemrat e të gjithëve me imazhet që publikon në Instagram.


Foto: Thomas Strakosha / Instagram

Strakosha, 29-vjeçar, është i përkushtuar ndaj familjes dhe publikon shpesh foto ku shfaqet me prindërit e tij dhe vëllain.

Ai ka lindur në Greqi dhe babai i tij ishte gjithashtu një futbollist, shkruan mediumi kroat.

Foto: Thomas Strakosha / Instagram

Thomas aktualisht luan për klubin anglez të futbollit Brentford dhe jashtë fushës i pëlqen të lexojë libra dhe të dëgjojë muzikë.

Këngëtari i tij i preferuar është Eminem dhe ka deklaruar se do të kishte qenë reper nëse nuk do të ishte bërë futbollist.

Strakosha, përveç se një talent dhe hero në fushë ka fituar vëmendjen e të gjithëve në internet duke rrëmbyer zemrat e të gjitha vajzave.

Futbollisti i pashëm e mban jetën private larg syve të publikut, ndaj nuk dihet nëse ka të dashur.  /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Një mbretëreshë nuk e lë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë

“Një mbretëreshë nuk e lë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë" - Kë po thumbon Egli Tako?

Magazina
Anita flet për ‘problemet’ në çift: Ramushi mërzitet kur unë dal në klub

Anita flet për ‘problemet’ në çift: Ramushi mërzitet kur unë dal në klub

Magazina
Melinda Ademi

Melinda Ademi "mbi të gjithë" në një paraqitje ikonike nga qielli i New York-ut

Magazina
Tuna mahnit ndjekësit me paraqitjen e saj provokuese në Instagram

Tuna mahnit ndjekësit me paraqitjen e saj provokuese në Instagram

Magazina
Irina Shayk tregon format mahnitëse me bikini të zeza

Irina Shayk tregon format mahnitëse me bikini të zeza

Magazina
Jason Momoa hero pas aksidentit tragjik: Nxiton për të ndihmuar një të plagosur të pavetëdijshëm

Jason Momoa hero pas aksidentit tragjik: Nxiton për të ndihmuar një të plagosur të pavetëdijshëm

Magazina
Kalo në kategori