Mateo Borri dhe Brikena Selmani nuk ndiqen më në Instagram, rikthehen dyshimet për raportin e tyre


Mateo Borri dhe Brikena Selmani janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pasi fansat kanë vënë re se ata nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram.
Dyshja, të cilët nisën historinë e tyre të dashurisë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 5, dukeshin se po e shijonin lidhjen edhe pas përfundimit të spektaklit.
Megjithatë, ky veprim në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje mbi raportin e tyre.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një lëvizje të qëllimshme për të tërhequr vëmendjen e publikut apo nëse mes tyre ka pasur një krisje në marrëdhënie.
As Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar situatën, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.

Mbetet për t'u parë nëse dyshja do të japë një shpjegim për këtë veprim apo nëse bëhet fjalë vetëm për një episod të përkohshëm në raportin e tyre.
Sido që të jetë, po vazhdojnë të jenë moderatorë në programin e njëjtë në kuadër të Botërorit 2026. /Telegrafi/
















































