Ekstradohen dy persona - njëri nga Kosova për në Gjermani, ndërsa tjetri nga Gjermania për në Kosovë


Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 15 dhe 16 korrik 2026 kanë realizuar ekstradimin e dy të dyshuarve, njërin nga Kosova për në Gjermani ndërsa tjetrin nga Gjermania për në Kosovë.
Sipas njoftimit për media thuhet se të mërkurën është ekstraduar i dyshuari shtetas palestinez nga Kosova për në Gjermani, pasi që kërkohej nga autoritetet gjermane me letër-rreshtim ndërkombëtar i përfshirë në një grup kriminal duke kryer veprat penale të ‘Kontrabanda me emigrantë’.
Tutje në njoftim thuhet se sot nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar, i cili ishte i kërkuar nga autoritete e drejtësisë së Kosovës.
“I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat tjera ligjore. Të dy ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Gjermane”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/




































