LAJMI I FUNDIT:

UEFA godet Shqipërinë, e gjobitë rëndë

UEFA godet Shqipërinë, e gjobitë rëndë

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 37,375 euro për incidentet gjatë ndeshjes ndaj Italisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Tifozë shqiptarë shkaktuan shqetësime duke ndezur flakadanë, hedhur sende në fushë dhe transmetuar mesazhe të papërshtatshme, duke dëmtuar imazhin e ekipit kombëtar dhe futbollit shqiptar.

FSHF bën thirrje për përgjegjshmëri ndaj tifozëve dhe respekt të rregullave në mbështetjen e Kombëtares në EURO 2024, duke synuar një sjellje korrekte dhe respekt për kundërshtarët.


Sylvinho tregon se çfarë do të bëjë Shqipëria ndaj Kroacisë që nuk e bëri ndaj Italisë
Lexo po ashtu Sylvinho tregon se çfarë do të bëjë Shqipëria ndaj Kroacisë që nuk e bëri ndaj Italisë

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA: “Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve”.

Berat Gjimshiti me mesazh për bashkëlojtarët para ndeshjes me Kroacinë
Lexo po ashtu Berat Gjimshiti me mesazh për bashkëlojtarët para ndeshjes me Kroacinë

“Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive”.

“Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi”, thuhet në komunikatën e shtëpisë së futbollit evropian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja

Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja

Ligue 1
PSG e do Cole Palmerin, përgatit ofertën që do ta thyente rekordin e transferimeve

PSG e do Cole Palmerin, përgatit ofertën që do ta thyente rekordin e transferimeve

Ligue 1
Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Ndërkombëtare
Dy gjigantët e Bundesligës duan nënshkrimin e Armando Brojës

Dy gjigantët e Bundesligës duan nënshkrimin e Armando Brojës

Ndërkombëtare
Nuk po e nënshkruan kontratën e re, Liverpooli ia cakton çmimin e largimit Konates

Nuk po e nënshkruan kontratën e re, Liverpooli ia cakton çmimin e largimit Konates

Premier League
Galatasaray i ofron Ter Stegenit pagë më të madhe se sa fiton te Barcelona

Galatasaray i ofron Ter Stegenit pagë më të madhe se sa fiton te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori