LAJMI I FUNDIT:

Geti paralajmëron projektin e ri që publikohet të hënën

Geti paralajmëron projektin e ri që publikohet të hënën
Getoar Selimi (Foto: Instagram/GhettoGeasy)

Getoar Selimi ka bërë të ditur se të hënën do të vijë një projekt i ri muzikor që do të kompletohet edhe nga ana vizuale.

Reperi i njohur i BabaStars e ka publikuar një fotografi që është fragment nga videoklipi duke i informuar fansat e tij që ta presin këngën e re.


Të gjitha lajmet nga Getoar Selimi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Getoar Selimi

“Nesër në ora 18:00”, shkruan pranë imazhit, në të cilin ndodhet valltarja e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, e cila do të jetë pjesë e klipit.

View this post on Instagram

Nesër ne ora 18:00 🎬

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on Mar 31, 2019 at 7:22am PDT

Nuk dihet nëse është fjala për një projekt solo apo për ndonjë bashkëpunim, ndërsa postimin e njëjtë e kanë publikuar edhe Majk dhe Onat.

Ditë më parë, Geti ishte paraqitur së bashku me Majkun dhe Onatin në studio duke punuar në këngët e reja, prandaj pritet të shihet se çfarë do të sjellë projekti i ri. /Telegrafi/