LAJMI I FUNDIT:

Koulibaly: Nuk kemi asgjë për të humbur, jemi në avantazh ndaj Juves në garën për Scudetto

Koulibaly: Nuk kemi asgjë për të humbur, jemi në avantazh ndaj Juves në garën për Scudetto
Kalidou Koulibaly (Getty Images)

Kalidou Koulibaly beson se Napoli ka një avantazh të veçantë mbi Juventusin në garën për Scudetto, teksa thekson se skuadra e tij nuk ka asgjë për të humbur.

Napoli shënoi gol në minutat shtesë në ndeshjen e tyre në udhëtim ndaj Juventusit, duke triumfuar minimalisht 1-0.

Kjo fitore e ka afruar Napolin në vetëm një pikë prapa Juventusit në krye të Serie A dhe orari i favorizon napolitanët për dallim nga torinezët që luajnë dy ndeshje derbi, ndaj Interit dhe Romës.

Dëshira e madhe i shpaguhet në fund, Napoli rihap garën për titull ndaj Juventusit
Lexo po ashtu Dëshira e madhe i shpaguhet në fund, Napoli rihap garën për titull ndaj Juventusit

Shënuesi i golit të fitores në ndeshje ndaj Juventusit, Koulibaly, ka siguruar se skuadra e tij nuk ndihet në presion dhe kanë një avantazh në garën për titull.

Goli i Koulibalyt ka ndezur garën (Getty Images)

“Ne nuk kemi asgjë për të humbur në lidhje me garën për Scudetto pas fitoren ndaj Juventusit”, ka thënë fillimisht Koulibaly për shtypin francez.

“Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë duke filluar kundër Fiorentinës”.

Dëshira e madhe i shpaguhet në fund, Napoli rihap garën për titull ndaj Juventusit
Lexo po ashtu Dëshira e madhe i shpaguhet në fund, Napoli rihap garën për titull ndaj Juventusit

“Scudetto do të ishte një arritje historike për Napolin, sepse nuk e kanë fituar atë që nga viti 1990, kështu që ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë atë të ndodhë”.

“Ne jemi të kënaqur me atë që po bëjmë. Shumë tifozë na kanë pritur në aeroport në kthimin tonë nga Torino”, përfundoi mbrojtësi i Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Modric preket nga dhurata e gazetarit spanjoll para ndeshjes, premtoi se do t'ia kthente

Modric preket nga dhurata e gazetarit spanjoll para ndeshjes, premtoi se do t'ia kthente

Përfaqësueset
Hungari – Zvicër, formacionet zyrtare: Vetëm një shqiptar titullar

Hungari – Zvicër, formacionet zyrtare: Vetëm një shqiptar titullar

Përfaqësueset
“E tashmja dhe e ardhmja e shkëlqyer”, Messi i impresionuar nga talenti argjentinas

“E tashmja dhe e ardhmja e shkëlqyer”, Messi i impresionuar nga talenti argjentinas

Ndërkombëtare
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse

Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse

Përfaqësueset
Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i Malit të Zi, vetëm 10 ditë më parë gëzoi kombin e tij

Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i Malit të Zi, vetëm 10 ditë më parë gëzoi kombin e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori