LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen dy ofertat e Bayern Munichut për Araujon

Zbulohen dy ofertat e Bayern Munichut për Araujon

Bayern Munichu ka bërë dy oferta në drejtim të Barcelonës për Ronald Araujon dhe tashmë janë zbuluar shifrat e oferuara.

Bavarezët e duan me çdo kusht Araujon dhe gjatë afatit kalimtar të janarit bëri dy oferta për shërbimet e tij.

Sipas Gabriel Sans të Mundo Deportivo, oferta e parë ishte 70 milionë euro plus 20 milionë bonuse përpara se ta përmirësonin atë në 80 milionë euro plus 10 milionë bonuse.


Barça i refuzoi të dyja ofertat. Megjithatë, ata mund të ndryshojnë mendje në rast se marrin një ofertë ‘të madhe’ për uruguaianin.

Hansi Flick thuhet se e konsideron Araujo një lojtar kyç, por ai do ta linte të ikte, nëse klubi do të detyrohej ta shiste 25-vjeçarin.

Barcelona synon shitjen e disa qendërmbrojtësve, vetëm njëri është i paprekshëm
Lexo po ashtu Barcelona synon shitjen e disa qendërmbrojtësve, vetëm njëri është i paprekshëm

Araujo u tha se kishte një marrëdhënie të tensionuar me Xavin në pjesën e fundit të këtij sezoni.

Gjërat mund të ndryshojnë me trajnerin e ri Flick, por ende nuk përjashtohet largimi i lojtarit nga Camp Nou. /Telegrafi/