Familjarë, miq, shokë dhe zyrtarë komunalë kanë përkujtuar sot (e mërkurë) Art Kurtin, i cili u gjet i vdekur dje me një plumb në kokë.
Para varrimit që do të bëhet në orën 18:00 në Sallën e Kulturës është mbajtur një mbledhje komemorative në të cilën Arti është përkujtuar me lot dhe dhimbje nga shokët dhe miqtë.
Vdekja e tij në moshë të re e ka prekur shumë edhe kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini, këshilltar i së cilit ishte deri ditën e fundit.
Gjini i emocionuar tha se Arti do t’i mungojë shumë dhe se ai do të mbetet inspirim si një djalë me një jetë të jashtëzakonshme.
“Kjo jetë e pasluftës e ka pasur një inercion dhe na ka sjell goxha dhimbje, por na duhet me qenë ata që kemi me arritur me pa njëri-tjetrin me fol me njëri tjetrin, me komunikuar me njëri tjetrin. Ata që kemi me mbërri me ia dhënë dorën njëri-tjetrit kur është në zor për shkak se po e shohim si mundet me u shkëput një jetë e jashtëzakonshme një jetë e një të riu të jashtëzakonshëm. Kemi me pasur të arritura tjera nuk e di se çfarë ka me na sjell jeta por diçka e di unë bashkë me ju që Artin nuk kemi me harruar kurrë, që ka me vazhdua me qenë një inspirim për shumë prej nesh, për të gjithë ata që e kanë njohur por edhe ata që kanë mbërri me njohur pak më vonë se që është dashur”, u shpreh Gjini.
I pari i Gjakovës ofroi mbështetje për familjen e Art Kurtit.
Kurse, drejtori i Teatrit të Gjakovës Edonis Kastrati tha Artin e njohu kur ishte shumë i ri i cili dukej se ishte shumë ambicioz.
Kastrati foli për ambiciet që kishin bashkë me Artin me qëllim të avancimit të tij si aktor.
“Ambiciet tona të përbashkëta nuk ishin që unë sot të flas këtu për Artin, mirëpo ishin që unë sot të gjindemi këtu në këtë skenë me një tjetër qëllim bashkë me Artin. Ambiciet tona ishin që në afatin e ardhshëm të qershorit Arti të bëhej pjesë e Fakultetit të Arteve, dega e aktrimit dhe të bëhej një aktor ashtu siç e kishte fal Zoti”, tha Kastrati me të cilin kishte luajtur në serialin “O sa mirë”.
Një fjalim mjaft emociounes ka mbajtur motra e vetme e Artit, Mirjeta Kurti.
Ajo në mes lotësh ka rrëfyer për ditën e ardhjes në jetë të vëllait të vogël, ndërsa tha se do t’i mbetet peng që s’ka mundur ta parandalojë vdekjen e tij.
“Çdo gjë që e kemi bërë për me e gëzua nënën, babën, vëllezërit, e kemi bërë bashkë. Tu u mundu kemi jetuar bashkë. Jemi përla. Mua më ka vdekur krahu im i djathtë. Unë e kam familjen dhe dua edhe ju të jeni të fortë, por vëllai i vogël ish ashtu sikur e bënë vet dhe çdo gjë e kemi bërë bashkë. Mua më vjen keq që nuk paskam mundur të bëjë më shumë për gjërat që e kanë munduar”, tha Kurti.
Art Kurti, 23 vjeqar është gjetur i vdekur dje në mëngjes në një veturë në fshatin Goden të Gjakovës.
Sipas Policisë ai ka pasur një plumb në kokë dhe afër tij është gjetur një armë zjarri.
Informatat e para të Policisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Varrimi i të ndjerit, Art Kurti bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e Tyrbes së Sheh Fetahit në Gjakovë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Dalin imazhet e para të serisë së shumëpritur Lucky, Anya Taylor Joy luan rolin kryesor

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen në eventin bamirës në Emiratet e Bashkuara Arabe me kreacion të stilistit shqiptar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?