LAJMI I FUNDIT:

“Omëlsina” rikthen Gold AG në stilin e vjetër, reperi shpalos detajet e projektit më të ri (Foto)

“Omëlsina” rikthen Gold AG në stilin e vjetër, reperi shpalos detajet e projektit më të ri (Foto)

Reperi i njohur Gold AG së shpejti do të sjellë në treg, projektin e tij më të ri muzikor, këngën me titull “Omëlsina”.

Në një prononcim për Telegrafin, ai ka shpalosur ekskluzivisht detajet e këngës së tij më të re, e cila do ta rikthejë në stilin e tij të vjetër në të kënduar.

“Kam përfunduar punën për këngën dhe klipin tim më të ri “Omelsina”. Tekstin e ka shkruar vet, muzikën dhe orkestrimin i kam bërë tek Gramoz Kozeli dhe DeVox në Shqipëri, ndërsa xhirimet e klipit po i kryej në Kosovë”, tha Gold AG për Telegrafin.


Gold AG në xhirimet e klipit të ri “Omëlsina”. Foto ekskluzive)

Në vazhdimin e bisedës, Gold AG tregoi edhe për tematikën e këngës, duke treguar se kësaj radhe vjen me një stil “real gangsta”.

“Kënga nuk është komerciale. Është në stilin hip-hop, mund të them se kësaj radhe rikthehem në stilin tim të vjetër, pasi tematika e saj është pak a shumë diçka ‘real gangsta’”, tregoi më tej reperi.

Këngëtarët shqiptarë që njihen me emra arti, por ndryshe i kanë emrat e tyre të vërtetë (Foto)
Lexo po ashtu Këngëtarët shqiptarë që njihen me emra arti, por ndryshe i kanë emrat e tyre të vërtetë (Foto)

“Omëlsina” do të publikohet në YouTube edhe me klip, xhirimet e të cilit kanë përfunduar këto ditë.

“Për klipin kujdesen produksioni Imagine Films. Xhirimet i kemi kryer fillimisht në Fushë Kosovë, ndërsa do vazhdojmë edhe me xhirime tjera. Besoj do jetë një klip i bukur, që do i përshtate këngës”, përfundoi Gold AG për Telegrafin.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ekipi i Telegrafit ka përcjell nga afër xhirimet e klipit “Omëlsina” të kryera gjatë ditës së sotme.

Në vazhdim ju sjellim disa imazhe ekskluzive nga prapaskenat, ku edhe këtë herë si në çdo paraqitje të tij, Gold AG nuk do të zhgënjejë me stilin dhe performancën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori