LAJMI I FUNDIT:

Të famshmit dhe lidhjet e tyre familjare (Foto)

Të famshmit dhe lidhjet e tyre familjare (Foto)

Shumë prej personaliteteve të njohura kanë lidhje familjare. Disa prej tyre e kanë ditur këtë gjë, por ka edhe të tillë që nuk e kanë ditur se janë të afërm derisa janë bërë të famshëm.

Telegrafi jua sjell më poshtë me anë të fotografive, të famshmit që kanë lidhje gjaku:


Nicolas Cage dhe Sofia Coppola

Emri i vërtetë i Nicolas Cage është Nicolas Kim Coppola. Aktori i ka rreth 10 të afërm në Hollywood. Një prej të afërmve të tij është Sofia Coppola, regjisorja e filmave, si “Lost in Translation” dhe “Marie Antoinette”. Sofia është kushërirë e Nicolas Cage.

Guy Ritchie dhe Kate Middleton

Regjisori i famshëm dhe Dukesha e Cambridge janë të afërm, dhe për këtë janë të informuar. Guy madje ishte i pranishëm në dasmën e Kate me princin William.

Angelina Jolie dhe Hillary Clinton

Askush nuk do ta mendonte se Angelina Jolie ka një familjar në politikën amerikane. Jean Cusson është stërgjyshi që e lidh aktoren me Hillary Clintonin. Këto femra të njohura janë kushërira të gjeneratës së nëntë.

Justin Bieber dhe Ryan Gosling

Justin Bieber ka shumë të famshëm në lidhje gjaku. Njëri prej tyre është edhe aktori Ryan Gosling. Dy të famshmit janë kushëri të brezit të nëntë.

Pharrell Williams dhe Timbaland

Dy producentët e suksesshëm, Pharrell Williams dhe Timbaland, kanë lidhje gjaku. Këta dy muzikantë të njohur janë kushëri.

Matt Damon dhe Ben Affleck

Shokë nga fëmijëria dhe fitues të çmimeve Oscar, Matt Damon dhe Ben Affleck kanë po ashtu edhe lidhje gjaku. Lidhja e tyre është e largët, mirëpo ekziston. Damon dhe Affleck janë kushëri të gjeneratës së dhjetë.

Princi Charles dhe Ralph Fiennes

Ralph Fiennes i zbuloi rrënjët e tija mbretërore në trungun familjar. Charlesi, princi i Uellsit, është kushëri i brezit të tetët të Fiennes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori