LAJMI I FUNDIT:

Pesë artistët botërorë që supozohet të kenë prejardhje shqiptare (Video)

Pesë artistët botërorë që supozohet të kenë prejardhje shqiptare (Video)

Për shumë artistë të njohur botërorë është thënë se kanë prejardhje shqiptare.

Rita Ora, Fadil Berisha, Bebe Rexha janë disa nga yjet më të njohur shqiptarë me famë botërore.


Por ka edhe artistë që mbase nuk e dinit që janë shqiptarë. Në materialin në vijim të përgatitur nga “Express” i KTV-së do e shihni një listë prej pesë artistësh që supozohet se janë shqiptarë.

• Drita D’avanzo mund ta njihni nga emisioni i njohur amerikan për gratë e lidhura me mafia “MobWives”, po shumë njerëz nuk e dinë se ajo ka origjinë shqiptare. Bukuroshja e “Mob Wives” para famës televizive dhe martesës së saj me famëkeqin Lee D’avanzo, quhej Drita Selmani. Tani ajo është larg rrugëve të rrezikshme të mafisë, dhe merret me artin e grimit, jetë sportive, dhe paraqitje televizive.

• Artisti i ndjerë Paul Walker që me siguri e keni parë në filma aksion ndër tyre edhe “Fast & Furious”, flitej se kishte prejardhje shqiptare. Në biografinë zyrtare të tij në ueb-faqen që merret me vlerësimin e filmave, IMDB, shkruan se ai ka prejardhje shqiptare. Kjo nuk është konfirmuar nga familja e tij, por padyshim se diskutohet pa ndalur në forume amerikano-shqiptare.

• Regis Philbin është figurë televizive që ka qenë fytyra e “Who Wants To Be A Millionare” ose ‘Kush Do Të Bëhet Milioner’, emisioni më i njohur në formë kuizi me shpërblime parash. Nëse lexojmë pak për biografinë e Regis, e shohim se ai ka rrënjë arbëreshe. Regis Philbin edhe pse në moshë të vjetër, mbetet një prej udhëheqësve më të suksesshëm në Amerikë.

• Artisti Robert De’Niro që jeni mësuar ta shihni në role në filma serioze, flitet se ka prejardhje shqiptare, prej momentit që ai përmendi këtë fakt. Në një intervistë ai thotë se ka gjak italian dhe shqiptar, por nuk ka dhënë më shumë detaje mbi këtë.

• Mundësi i “WWE” që të gjithë e kanë adhuruar, John Cena, tani është aktor me famë botërore dhe ka paraqitje në filma të shumtë. Thashetheme të shumta qarkullojnë në internet se ky personalitet është shqiptar, mos të përmendin se mbiemrin “Cena” e ndan me shumë shqiptarë.

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori