LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i veshjeve dhe i kravatës së gjërë të Donald Trumpit (Foto)

Sekreti i veshjeve dhe i kravatës së gjërë të Donald Trumpit (Foto)

“Look”-u është pika më dobët e presidentit amerikan, por sipas stilistëve, ai kërkon të jetë më afër popullit me gardërobën e tij

Në të vërtetë, “look”u i Donald Trump nuk është pika e tij më e fortë, dhe pikërisht për këtë ka kontribuar të jetë një personazh i vendosur dhe i sigurt. Shenja e tij dalluese, përveç modelit të flokëve, ka qenë kravata: e gjerë dhe e gjatë, në ngjyrë të kuqe si ajo e pushtetit dhe e Partisë Republikane.


Gjatë fushatës elektorale, ai ka qenë nën akuzë pikërisht për gjatësinë e tepruar: rregulli e kërkon që kravata të mos e kalojë asnjëherë rripin, por në rastin e tij e kalon atë.

Arsyeja për këtë preferencë për gjatësinë është e qartë: gabimi më “i madh” që një njeri mund të bëjë, është të mbajë një kravatë të shkurtër. Duke llogaritur edhe barkun e madh në këtë rast, shefi i Shtëpisë së Bardhë mundohet ta teprojë, duke menduar se kjo gjë është e vlerësueshme nga populli, pasi largon vëmendjen nga hallet e mëdha të jetës dhe politikat e vendit, ndonjëherë jo të drejta.

Ndoshta edhe për këtë Donald përdor vendosjen së një ngjitësi transparent në fund të kravatës për ta mbajtur atë, por shpesh truku i zbulohet erërat e forta.

Është edhe çështje mode

Presidenti amerikan Donald Trump ka mjaftueshëm para për të paguar stilistët e tij për t’i qepur kostumet. Por, Trump, zgjedh të veshë kostume të gjata dhe të gjera si dhe kravata me lidhje të çuditshme e të dala paksa jashtë mode. Duket se një zgjedhje e tillë ka të bëjë me konceptin e përshtatjes së modës së vjetër të viteve ‘80, në raport me kostumet e ngushta pas trupit e të mbërthyera të modës së sotme. Maninë e mbajtjes së kostumeve të gjera e me përmasa më të mëdha se trupi, e kanë edhe politikanët francezë, zgjedhja e të cilëve lë shumë për të dëshiruar.

Duke iu përshtatur popullit!

Por sipas“Melmagazine.com”, zgjedhja e këtyre lloj kostumeve nga politikanët synon të identifikohet si një shenjë e punës së tyre të madhe. I pyetur nga revista, Josh Nanberg, themelues i agjencisë së komunikimit politik “Strategjitë”, me bazë në Uashington DC, thotë se, “Kushtet e jetesës gjatë një fushate elektorale, shfaqin probleme të mëdha. Politikanët udhëtojnë me orë të gjata dhe me orare të ethshme, pesha e tyre trupore luhatet nga dita në ditë me shpejtësi dhe trupi i tyre noton brenda kostumeve të përshtatura. Ata rrallë kanë kohë për të ndryshuar veshjet e tyre, shpesh herë të rrudhura nga uljet e gjata. Politikanët kërkojnë të veshin rroba shumë të mëdha në mënyrë vullnetare që të mos duken si elitarë. Ata përpiqen të tregohen si njerëz normalë, gjë që shihet shpesh në veprimet e tyre kur heqin xhaketat gjatë takimeve me votuesit dhe i hedhin ato krahëve.

Nga ana tjetër, nëse ata mbajnë kostume të ngushta dhe të shkurtra, tradhtojnë realitetin, jetën luksoze që ata bëjnë”.

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori