LAJMI I FUNDIT:

Perez bën gati Realin e ri – Largime të mëdha, blerje dhe rinovime të kontratave

Perez bën gati Realin e ri – Largime të mëdha, blerje dhe rinovime të kontratave

Real Madridi e ka fituar Ligën e Kampionëve për të 12 herë në histori. 

Florentino Perez ditëve të ardhshme do ta dorëzoj procesin me ndryshimet që do të ndodhin në klubin mbretëror.


Data e zgjedhjeve te Real Madridit është më 9 qershor, ndërsa atë ditë pritet të zgjatet kontrata e Zinedine Zidanes deri më 30 qershor të vitit 2020.

Presidenti dhe trajneri kanë biseduar edhe kanë rënë dakord që Sergio Ramosit t’i vazhdohet kontrata deri më 2021.

Lojtari tashmë që të gjithë po çmenden për të është Isco Alarcon dhe mbretërit duan ta blindojnë.

Nuk ka asnjë dyshim që lojtari dëshiron të qëndrojë pasi që tashmë ka edhe minuta në këmbë.

Ndërsa në anën tjetër James Rodriguez, Pepe dhe Mariano, do të largohen nga klubi.

75 milionë euro pritet t’i fitojë Reali me këto shitje.

Lojtar që pritet të ofrohet është Theo Hernandez për 24 milionë euro që do t’i shkojnë Atletico Madridit.

Marcos Llorente dhe Jesus Vallejo, do të kthehen nga huazimi.

Florentino Perez po ashtu ka premtuar edhe një blerje të madhe.

Kylian Mbappe është emri më i madh që sillet nëpër dhomat e Realit. Po ashtu do të tentohet përsëri për David de Gea.

Raul Gonzalez do të kthehet në klub. Ai do të punojë së bashku me Jose Angel Sanchez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori