LAJMI I FUNDIT:

Regjisori i BBVA, Eduart Grishaj: Për ata që na kanë mallkuar e kanë shpresuar në deshtimin e këtij programi, suksesi është hakmarrja jonë e vetme

Regjisori i BBVA, Eduart Grishaj: Për ata që na kanë mallkuar e kanë shpresuar në deshtimin e këtij programi, suksesi është hakmarrja jonë e vetme
Eduart Grishaj (Foto: Eduart Grishaj/Instagram)

Sonte ( e shtunë) do të mbahet finalja e edicionit të dytë të programit shumë të shikuar, Big Brother VIP Albania.

Plot 37 banorë u bënë pjesë e kësaj aventure, por vetëm katër prej tyre ia dolën që të shkojnë në finalen e madhe: Luizi, Deamishel, Kristi dhe Efi.


E teksa ndodhen në përfundim të tij, regjisori i këtij programi, Eduard Grishaj, bëri një postim në Instagram me një fotografi të publikuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Mbyllet sondazhi i madh i Telegrafit për finalen e BBVA 2, fituesi prin me diferencë 'të frikshme' votash nga finalistët e tjerë
Lexo po ashtu Mbyllet sondazhi i madh i Telegrafit për finalen e BBVA 2, fituesi prin me diferencë 'të frikshme' votash nga finalistët e tjerë

Ai pati një falënderim për të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë spektakël që nga fillimi, gjersa ka një mesazh edhe për ata që i kanë mallkuar dhe dëshiruar dështim.

“Sot është finalja e një Big Brotheri të paharrueshëm. Për nga permasat, për nga impakti dhe për nga suksesi. Dhe ky i fundit nuk ka ardhur rastësisht. Por më shumë punë, vendosmeri, sakrifica dhe dashuri të madhe për këtë program dhe për çdo njeri të përfshirë në të. Nuk ka qënë e lehtë këtë hërë të perballonim të gjithë si staf lumë fyerjesh, sharjesh dhe mallkimesh absurde por edhe pse jo pak here jemi merzitur jemi perpjekur të kuptojmë permasat e jashtëzakonshme të këtij programi që vetë ne kemi krijuar, dhe ju kemi falur:). Ju perulemi gjithmonë publikut që na ndoqi me zemer në dorë për 4 muaj e gjysem. Të mbash mberthyer miliona prej jush dy herë në jave para ekranit per 133 ditë është një sfide e bukur dhe ne ia dolem. Te bësh bashkë një komb të tërë është veçse kenaqësi. E në fund për ata që kanë mallkuar e kanë shpresuar në deshtimin e këtij programi, suksesi është hakmarrja jonë e vetme. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Eduart Grishaj në Instagram.

Foto: Eduart Grishaj/Instagram

Eduarti përndryshe më shumë se a regjisor, është i njohur si partneri i moderatores së Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani. /Telegrafi/

Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani (Foto: Eduart Grishaj/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Kalo në kategori