LAJMI I FUNDIT:

Pasi zbulohet misioni i saj, Elsa Lila mbyll zyrtarisht rrugëtimin në Ferma VIP

Pasi zbulohet misioni i saj, Elsa Lila mbyll zyrtarisht rrugëtimin në Ferma VIP

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ndërpreu zyrtarisht rrugëtimin e saj në reality show-n “Ferma VIP”, pas një periudhe të veçantë dhe intriguese brenda fermës.

Elsa nuk ishte thjesht një konkurrente e zakonshme, por përkundrazi, mbajti një rol të fshehtë si person i infiltruar nga vetë Agai.

Qëllimi i saj ishte të sjellë tension dhe të prishë qetësinë e pjesëtarëve të tjerë të shtëpisë, duke iu shtuar ashtu reality show-it një element surprizë dhe strategjie të re.

Zbulimi i rolit të saj u bë i njohur për të gjithë fermerët përmes një klipi të shfaqur nga prezantuesja Fjoralba Ponari. “Elsa ka qenë e infiltruara e Agait. Ajo ka pasur një mision që në ditën e parë që ka hyrë në fermë”, tha Ponari, duke lënë të gjithë pjesëmarrësit në habi dhe ndjenja të përzier.

Largimi i Elsës erdhi si një zhgënjim për shumë nga konkurrentët, veçanërisht për Renisin dhe Çiljetën, të cilët ishin bërë miq të ngushtë me të gjatë periudhës së saj në fermë.

Shprehjet e trishtimit dhe emocioneve ishin të dukshme në fytyrat e pjesëmarrësve, të cilët nuk arritën të mbajnë lotët për shokën e tyre që iu largua nga konkursi i mbijetesës dhe aventurës në fermë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen

Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen

Magazina
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina
Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Magazina
Vesa Smolica vihet në siklet kur pyetet nëse ka pasur ndjenja për Romeo Veshajn

Vesa Smolica vihet në siklet kur pyetet nëse ka pasur ndjenja për Romeo Veshajn

Magazina
Tifozja e Anglisë del me një premtim: Kam plane të mëdha nëse fitojmë në Euro 2024

Tifozja e Anglisë del me një premtim: Kam plane të mëdha nëse fitojmë në Euro 2024

Magazina
Kalo në kategori