LAJMI I FUNDIT:

Vesa Smolica vihet në siklet kur pyetet nëse ka pasur ndjenja për Romeo Veshajn

Vesa Smolica vihet në siklet kur pyetet nëse ka pasur ndjenja për Romeo Veshajn

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Vesa Smolica, ka bërë një deklaratë të rrallë në “Top Arena”.

Teksa u pyet për thashethemet se ka pasur pëlqim për Romeon, ajo tha se diçka e tillë nuk ka qenë.

“Është përfolur se ke pasur një pëlqim për Romeon”, ka qenë pyetja që iu drejtua këngëtares nga Kosova.


Foto: Screenshot/YouTube

“Jo nuk është e vërtetë. Kam pasur pëlqim për njeriun e mirë që ka qenë”, u shpreh ajo.

Vesa Smolica: Nuk ka asgjë të keqe me qenë pjesë e LGBT-së, por unë i dua meshkujt shumë
Lexo po ashtu Vesa Smolica: Nuk ka asgjë të keqe me qenë pjesë e LGBT-së, por unë i dua meshkujt shumë

Artistja e njohur theksoi: “Po i kam thënë edhe kur ishim në shtëpi që më plotëson mallin e vëllanë”.

Foto: Screenshot/YouTube

Vesa u komentua tejet shumë për këtë pjesë për shkak të disa gjesteve që ka bërë kundrejt moderatorit nga Vlora.

Romeo nga ana tjetër po shijon një lidhje dashurie me Heidi Bacin, me të cilën gjithashtu u njoh në këtë format. /Telegrafi/