Dhjetë klubet që shpenzuan më shumë në këtë dekadë – City i pari, Milani i pesti, Liverpooli nuk gjendet në listë
![Dhjetë klubet që shpenzuan më shumë në këtë dekadë – City i pari, Milani i pesti, Liverpooli nuk gjendet në listë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/12/top-10-klubet-shpenzuese-780x439.jpg)
Ndërsa kalojmë nga vitet 2010 në 2020, shpenzimet në futboll nuk tregojnë shenja të ngadalësimit. Pak më shumë se tre vjet më parë, tifozët menduan se ishte e çmendur që Manchester Unitedi po shpenzonte 105 milionë euro për Paul Pogba. Në atë kohë, ishte një tarifë transferimi rekord botëror, por një vit më vonë, ai rekord u zhduk kur Paris Saint-Germain siguroi shërbimet e Neymarit për 222 milion euro. Por, kush janë shpenzuesit më të mëdhenj të dekadës?
A do të imagjinonit se tarifa rekorde e transferimit do të eklipsohej nëse Kylian Mbappe do të largohej ndonjëherë nga PSG në vitet e ardhshme apo mendoni se shifrat e transferimeve do të zvogëlohen gradualisht?.
Një gjë është e sigurt, shpenzimi i shumë parave nuk sjell gjithmonë sukses.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/neymar-mbappe.jpg)
Për ta vërtetuar këtë, ne kemi identifikuar 10 klubet me shpenzimet më të mëdha këtë dekadë dhe u përpoqëm të përcaktojmë nëse kanë qenë të shpenzuara mirë apo jo.
Të gjitha të dhënat janë mbledhur nga faqja e specializuar e transferimeve transferermarkt.co.uk, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë.
Ndërsa nuk është për t’u habitur të shohësh ekipe si Barcelona, PSG dhe Manchester City në krye të listës së shpenzimeve, sigurisht që ka disa tronditje.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/12/man-city-psg.jpg)
Milani gjendet i pesti dhe është sigurisht një shqetësim me klubin italian që ka shumë pak për të treguar për të këtë dekadë.
Pastaj është Liverpooli në vendin e 12-të, të cilët kanë formuar një nga skuadrat më të mira në botë për një shpenzim relativisht modest të neto.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/12/Liverpool-vs-Wolves.jpg)
Por, tronditja më e madhe ka të ngjarë të shohë Stoke Cityn që gjendet në vendin e 22-të përkundër faktit se ata aktualisht janë Championship.
10 | Inter | Shpenzimet neto: 390 milionë euro
Inter shpenzoi 74 milionë funte në Romelu Lukaku verën e fundit, duke e bërë nënshkimin më të shtrenjtë të klubit në historinë e tyre.
Joao Mario, Radja Nainggolan dhe Geoffrey Kondogbia kanë mbërritur të gjithë në San Siro për çmime të mëdha në vite.
Nerazzurrët arritën të fitojë ‘tripletën; Serie A, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Italisë në fillimin e dekadës, por nuk ka qenë 10 vitet më të mëdha për ta.
9 | Real Madridi | Shpenzimet neto: 465 milionë euro
Të gjithë do të prisnit që Real Madrid të kishte shpenzime më shumë se 465 milionë euro në dekadën e fundit. Sidoqoftë, ata kanë shpenzuar më shumë se 1 miliard euro për emra si Gareth Bale, Eden Hazard dhe Cristiano Ronaldo.
Por, Los Blancos gjithashtu ka bërë shitje për plot 650 milionë euro – ku më e madhja është shitja e Ronaldos te Juventusi për mbi 100 milionë euro.
Ata kanë katër trofe të Ligës së Kampionëve, por edhe tituj në La Liga këtë dekadë.
8 | Arsenali | Shpenzimet neto: 484 milionë euro
Nuk ka qenë një dekadë e madhe për Topçinjtë. Të mendosh që shpenzimet e tyre neto janë më të mëdha se sa Real Madridi kur skuadra spanjolle ka katër Kupa Evropiane në emrin e tyre që nga viti 2010 dhe Arsenal kanë tre Kupa FA.
Shpenzimet e tyre kanë ardhur nga blerja 85 milionëshe e Nicolas Pepe, 67 milionë euro e Pierre-Emerick Aubameyang dhe 55 milionëshe për Alexandre Lacazette.
7 | Juventus | Shpenzimet neto: 493 milionë euro
Juventusi është njëri nga shpenzuesit më të mëdhenj këtë dekadë, pasi kanë paguar rreth 1.2 miliard euro në tarifat e transferimit.
Ronaldo ishte padyshim më i shtrenjti, ndërsa Gonzalo Higuain i kushtoi Zonjës së Vjetër mbi 90 milionë euro dhe Matthijs de Ligt me 85 milionë.
Klubi italian ka bërë gjithashtu disa pazare të mira me Paul Pogba, Aaron Ramsey dhe Andrea Pirlo të gjithë duke nënshkruar si transferime të lira.
Ishte një dekadë tjetër pa një fitore të Ligës së Kampionëve, sidoqoftë, por Zonja e Vjetër ‘sundoi’ dekadën me tituj në Serie A.
6 | Chelsea | Shpenzimet neto: 494 milionë euro
Mbi 1.2 miliardë euro të shpenzuar nga Chelsea që nga viti 2010.
Megjithatë, ata fituan më shumë se 800 milionë euro nga tarifat e shitjeve.
Ata thyen rekordin botëror për një portier duke shpenzuar 85 milionë euro në Kepa Arrizabalaga, por nuk ishin në gjendje të blinin lojtarë verën e kaluar për shkak të një ndalimi transferimesh. Tani që është hequr dënimi, pritet që Blutë të bëjnë blerje të mëdha vijnë 2020.
Në këtë dekadë, Chelsea arriti të fitojë trofe të rëndësishëm si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga Premier.
5 | AC Milan | Shpenzimet neto: 510 milionë euro
Ky lexim bën që tifozët e Milanit të ndihen të irrituar.
Në gjashtë sezonet e fundit, klubi italian ka përfunduar në vendin e tetë, të dhjetë, të shtatë, të gjashtë, të gjashtë dhe të pestë.
Ky dështim erdhi edhe përkundër shpenzimeve të mëdha në lojtarë si Leonardo Bonucci, Lucas Paqueta dhe Andre Silva.
Aq shumë ishin shpenzimet e madhe dhe pa vend, sa u desh të tërhiqeshin nga Liga e Evropës këtë sezon për shkak të parregullsive financiare.
4 | Barcelona | Shpenzimet neto: 658 milionë euro
Barcelona harxhoi rreth 1.3 miliardë euro në 2010 në blerjen e yjeve si Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Antoine Griezmann dhe Neymar, por shumë nga to u rikthyen duke bërë shitje.
Disa ‘ndezën’ e disa dështuan, por në përgjithsëi katalunasit patën sukses duke fituar shtatë tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve dy herë.
3 | Manchester United | Shpenzimet neto: 991 milionë euro
Duket shumë kohë më parë tani, por në të vërtetë Unitedi ka fituar dy tituj të Ligës Premier këtë dekadë.
Lojtari më i shtrenjtë? Pogba, padyshim. I ndjekur nga Harry Maguire dhe Romelu Lukaku.
Ka pasur disa dështime mjaft të shtrenjta me Angel di Maria që kushtoi mbi 65 milionë euro dhe Fredi nuk duket si një blerje rreth 60 milionësh.
2 | Paris Saint-Germain | Shpenzimet neto: 992 milionë euro
Neymar për 222 milionë euro dhe Mbappe për 180 milionë bëjnë një pjesë të madhe të shpenzimeve të PSG-së këtë dekadë.
Në total, ata shpenzuan rreth 1.2 miliard euro, por ende po kërkojnë triumfin e tyre të parë ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.
1 | Manchester City | Shpenzimet neto: 1.3 miliard euro
Kush tjetër?
City ka bërë një çmenduri shpenzimesh prej 1.4 miliard eurosh këtë dekadë me një shpenzim neto prej më shumë se 1 miliardësh.
Nënshkrimet e tyre më të shtrenjta kanë qenë Rodri, Kevin de Bruyne dhe Riyad Mahrez.
Ashtu si PSG, të gjitha ato shpenzime nuk kanë qenë të mjaftueshme për të fituar ata Ligën e Kampionëve – megjithëse ata kanë fituar disa herë Ligën Premier.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Roma merr rezultat pozitiv në udhëtim te Porto](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/roma-380x233.png)
Roma merr rezultat pozitiv në udhëtim te Porto
![Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/artifi-380x233.png)
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm
![Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ancelotti-380x233.png)
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu
![U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/messi-yassine-780x439.png)
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat
![Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ancelotti-780x439.png)
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu
![Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/marcelo-780x439.png)
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin
![Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jhon-duran-780x439.png)
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit
!['Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-780x439.png)
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/slot-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi