Depo e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, tashmë është stërmbushur me vetura që gradualisht vlera e tyre po bie, për shkak të amortizimit.
Vlera e një veture në depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, në treg aktualisht kalon edhe shifrën prej 200 mijë eurove.
Ajo veturë është në mesin e rreth 450 të tjerave, që po presin në depo të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe konfiskuar, meqë dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Por, vlera e tyre po bie në këtë depo për shkak të qëndrimit të gjatë dhe mosveprimit institucional.
“Vlera e të gjitha këtyre pasurive në këtë depo, sa janë afër 450 automjete, të ndryshme që janë të deponuara këtu edhe në Smrekonicë, vlera totale e tyre sipas vlerësimit në kohën e pranimit është 2 milionë e 600 mijë euro, por nga vlera faktike jam i bindur se nuk është as 1 milionë sepse të gjitha janë zhvlerësuar për shkak qëndrimit të gjatë dhe shkallës normale të amortizimit, është fiks 13% është vlera e zhvlerësimit të automjeteve…”, ka thënë për Tv Dukagjinin Fadil Bunjaku, u.d i drejtorit të Agjencisë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj Agjencie, thotë se për shkak të numrit të lartë të veturave të sekuestruara është dashur të kërkojnë ndihmë për hapësira të reja.
“Varësisht prej pasurive bëhet edhe ruajtja e tyre, pasuritë e paluajtshme kuptohet administrohen aty ku janë, pasuritë e luajtshme vendosen në depo, në këtë depo. Por e kemi edhe një pjesë të tyre, e kemi në qendrën korrektuese së Smrekonicë për shkak se këtu kapacitetet vetëm janë stërmbushur edhe ata na kanë dalë në ndihmë, na kanë ofruar për do mjete më të rënda që i kemi atje te sistemuara për momentin”, ka shtuar Bunjaku.
Së fundmi, prokurorët janë kritikuar për shkak se po vazhdojnë të e dëmtojnë buxhetin e shtetit, meqë nuk kërkojnë shitjen e aseteve të sekuestruara, në raste ku dyshohen për vepra penale.
“Për fat të keq nuk është duke funksionuar pikërisht tek prokurorët edhe te gjyqtarët e rasteve.. Bazuar në memorandumin e vitit 2017 që është lidhur me kryeprokurorin e shtetit, KPK –në e KGJK-në, prokurori është i obliguar që për pasurinë që besohet se e humb vlerën krahas urdhrit për sekuestrim të bëjë edhe kërkesën për shitjen e asaj pasurie në fazën e sekuestrimit edhe kundërvlera të ruhet në xhirollogarinë e agjencisë që është BQK edhe në fund të procedurave nëse vendoset me iu kthy pronarit i kthehet komplet shuma pronarit, nëse konfiskohet përfundimisht parat i kalojnë shtetit..”, ka thënë më tej Bunjaku.
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe konfiskuar, ka në administrim edhe rreth 4 milionë euro para të gatshme që janë sekuestruar e qëndrojnë në Bankën Qendrore të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidentja Osmani takon personalitete të rëndësishme në Vatikan gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Tërmet në Shqipëri

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Shqipëria në rrezik të kthehet në hallkë të trafikimit të armëve të shkatërrimit në masë

Ndalohet për 48 orë sulmuesi i Belgin Jasharit

Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes "Pastrimi"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut