LAJMI I FUNDIT:

Arinda Gjoni, bukuroshja që shkëlqen me bukuri dhe zë (Video)

Arinda Gjoni, bukuroshja që shkëlqen me bukuri dhe zë (Video)

Janë dashur vetëm dy klipe që Arinda Gjoni të magjepsë shumëkënd me imazhin dhe zërin e ndjerë.

Bukuroshja që po eksploron botën e muzikës, shumë-ndryshe nga protagonistët e rinj, guxon që të shfaqë vetveten. Këtë e dëshmojnë më së miri, klipi i parë; “Shpirti flet” por edhe i dyti, “Krejt t’miren po dokan”, i cili me stilin reper tipik prishtinas vë në qendër vajzën që e duan të gjithë, por që ajo duhet të jetë vetvetja.

Megjithëse pa shumë bujë mediatike, Arinda ua ka fituar zemrat fansave të saj, që sa vijnë e shtohen. Ashtu, e qetë, e sigurt, dhe me profesionalizëm, vajza e talentuar ka besim tek e ardhmja e saj. Arinda, me një traditë familjare në botën e muzikës, ka mbaruar Akademinë e Arteve për Kanto, dhe tashmë ndodhet mes televizionit dhe muzkës.


“Kam aq vite që e këndoj edhe e studioj dhe normale rrënjët e mija janë muzika .. Ndërsa bota e modës edhe e fotografisë janë diçka shumë frymëzuese për mua i kam të ndërthurura me njëra tjetrën shumë këndshëm edhe s`do i ndaja”, thotë këngëtarja në një intervistë dhënë pak ditë më parë për gazetën Bota Sot.

Tani ajo po bëhet gati për projektet e reja që do ta sjellin edhe më furishëm në skenën e muzikës shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori