LAJMI I FUNDIT:

Arta merr trofeun “Shooting Stars”

Arta merr trofeun “Shooting Stars”

Arta Dobroshi është bërë aktorja e parë kosovare e cila është nderuar me çmimin “Shooting Stars”, një çmim që ndahet për aktorët e rinj më të mirë në Evropë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për aktorët e rinj më të mirë në Evropë, të cilat i ndan “European Film Promotion”, që u mbajt të hënën në mbrëmje në kuadër të “Berlinales”, aktorja shqiptare ka arritur ta çojë në shtëpi mbase çmimin më të rëndësishëm të karrierës.

Aktori i vetëm shqiptar që e ka fituar këtë çmim më herët ka qenë aktori Nik Xhelilaj që në vitin 2011 kishte ishte nderuar me këtë çmim për rolin e tij në filmin “Shqiptari” nën regji të Johannes Naber.


Në fakt, jo vetëm aktorët shqiptarë, por edhe ata të rajonit nuk kanë përvojë të mirë në “Shooting Stars”, një çmim që ndahet prej vitit 1998. Një tjetër aktore nga rajoni, përkatësisht nga Maqedonia, që e ka fituar këtë çmim është Natasha Petroviq, ndërsa Serbia ende nuk ka fitues.

Arta përveç që fitoi vëmendje me suksesin, ishte edhe veshja e saj tërhoqi mjaft vëmendjen e mediave të pranishme në tepihun e kuq.

E veshur me një fustan të zi, të punuar nga kreatorja Krenare Rugova, ajo shkëlqeu në parakalimin në tepihun e kuq dhe në ndarjen e çmimit.

Përveç që ngriti çmimin “Shooting Stars”, Arta u vlerësua pozitivisht nga juria e çmimit për rolin e saj në filmin “Tri botët”.

Përveç Arta Dobroshit, aktorët më të mirë të rinj të Evropës për vitin 2013 janë edhe Mikel Boe Folksgaard nga Danimarka, Laura Birn nga Finlanda, Christa Theret nga Franca, Saskia Rosendahl nga Gjermania, Luca Marinelli nga Italia, Ada Condeescu nga Rumania, Jure Henigman nga Sllovenia, Nermina Lukac nga Suedia dhe Carla Juri nga Zvicra. /Telegrafi/

Arta dhe fituesit tjerë të çmimit “Shooting Stars”

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
Kalo në kategori