Që nga përzgjedhja për këngën që do të përfaqësojë Kroacinë në ‘Eurovision’ dhe fitorja e Baby Lasagna, bastet online parashikojnë sukses për fqinjët kroatë dhe duket se me afrimin e konkurrencës, shanset e tyre sa vijnë e rriten.
Gjegjësisht, në faqen e Eurovision World, në tabelën që parashikon fituesin e ‘Eurovision Song Contest’, në vendin e parë është Kroacia, e cila ka rritur avantazhin e saj ndaj Ukrainës, e cila është e dyta, shkruan Klix.
Javën e kaluar, pasi të gjitha vendet pjesëmarrëse njoftuan se kush do të përfaqësonte Kroacinë, prezantuesit parashikuan një shans prej 15 për qind për të fituar, dhe këtë javë Baby Lasanga ka një shans katër për qind më të lartë.
Katër vendet e para në tabelë mbetën të pandryshuara në krahasim me versionin e javës së kaluar dhe të dytët janë përfaqësueset ukrainase Alyona Alyona & Jerry Heil me 12 për qind shanse, që është një për qind më pak se më parë.
E ndjekur nga Italia dhe Angelina Mango me këngën “La Noia”, shanset e së cilës ranë me tre për qind, e ndjekur nga Zvicra me nëntë për qind.
Marko Purišić ose Baby Lasagna mori 247 pikë nga publiku dhe gjithsej 74 pikë nga juria në finalen e Dora, pra në Eurovisionin kroat.
Menjëherë pas publikimit, kënga e tij u bë hit, ndërsa ditët e fundit është shpërndarë edhe nga fansat e Eurovisionit, të cilët e krahasojnë shpesh me përfaqësuesin e vitit të kaluar të Finlandës, artistin Kaaria.
Konkursi për këngën më të mirë të edicionit të 68-të të ‘Eurovision’-it do të mbahet në Suedi në ‘Malmo Arena’ më 7, 9 dhe 11 maj, pasi përfaqësuesja e tyre Loreen fitoi vitin e kaluar në ‘Eurovision 2023’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet bashkëshorti i ish-banores së Big Brother, Françeska Muratit
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës
Sara Gjordeni dhe Bardhi sjellin pamje nga apartamenti i tyre i ri
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu
Adriana Matoshi tregon se kë mbështet në Big Brother VIP Albania 3
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit