LAJMI I FUNDIT:

Xhuli reagon pas deklaratës kontroverse që në “çdo familje ka nga një pedofil”: Statistikat dhe shoqëria na tregojnë realitetin

Xhuli reagon pas deklaratës kontroverse që në “çdo familje ka nga një pedofil”: Statistikat dhe shoqëria na tregojnë realitetin
Foto: Juliana Nura/Instagram

Bukuroshja nga Drenica, Juliana Nura, ka reaguar me një video në InstaStory, duke sqaruar dhe ripërtërirë deklaratën e saj të bërë ditë më parë në një emision, ku ajo tha se “çdo familje e ka nga një pedofil”.

Deklarata e Xhulit ka shkaktuar një reagim të fuqishëm në rrjetet sociale dhe mediat rozë, duke bërë që debati të shpërqendrohet mbi këtë deklaratë të guximshme të saj.

Në reagimin e saj të dytë, finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosovoa ka vendosur të shpjegojë thelbin e fjalëve të saj nëpërmjet një videoje të publikuar sot.


Juliana Nura befason me deklaratën: Çdo familje e ka një pedofil
Lexo po ashtu Juliana Nura befason me deklaratën: Çdo familje e ka një pedofil

Në pamjet e videos, Nura shfaqet në veturën e saj gjatë vozitjes, duke i përshëndetur fansat e saj dhe duke theksuar: “Mbajeni në mend që çdo gjë që e them unë është burim i një statistike, nuk janë mendimet e mia personale. Edhe pse ndoshta mua më kanë ndodhur ca gjëra personale që i flas, por nuk i them në bazë të gjërave personale që më kanë ndodhur. Por gjithmonë sipas statistikave, dhe sipas shoqërisë tonë se çfarë na ndodh”.

Në këtë mënyrë, Xhuli ka dëshmuar se deklarata e saj ishte e bazuar në të dhëna statistikore dhe realitetin shoqëror, duke mos e lidhur me eksperiencat personale. Në kohën kur temat e ndjeshme shkaktojnë shumë sensacion, Nura ka qenë e vendosur të kujtojë se çdo deklaratë e saj vjen nga një kontekst më i gjerë, i bazuar në analiza dhe hulumtime sociale.

Xhuli Nura: Do t'i futem ndoshta edhe politikës, dua që zëri im të dëgjohet dhe t'i përfaqësoj denjësisht gratë
Lexo po ashtu Xhuli Nura: Do t'i futem ndoshta edhe politikës, dua që zëri im të dëgjohet dhe t'i përfaqësoj denjësisht gratë

Reagimi i Xhulit ka lënë një ndjesi të qartë se ajo nuk ka ndërmend të tërhiqet nga deklaratat e saj edhe pse ato mund të jenë kontroverse. Në vend të kësaj, ajo ka bërë një përpjekje për të sqaruar qëllimin e saj dhe për të theksuar rëndësinë e bisedave të hapura mbi tema të ndjeshme në shoqëri. /Telegrafi/

Foto: Juliana Nura/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Magazina
Kalo në kategori