LAJMI I FUNDIT:

Xhuli Nura: Do t’i futem ndoshta edhe politikës, dua që zëri im të dëgjohet dhe t’i përfaqësoj denjësisht gratë

Xhuli Nura: Do t’i futem ndoshta edhe politikës, dua që zëri im të dëgjohet dhe t’i përfaqësoj denjësisht gratë
Juliana Nura (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Bukuroshja Juliana Nura nuk ka ndaluar që pas suksesit që shënoi në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, ku rezultoi femra më e votuar e atij edicioni.

Ajo pati një paraqitje të shkëlqyer edhe në spektaklin e kërcimit, ‘Dancing With The Stars Albania’, ku u shqua për performancat e saj artistike dhe angazhimin e pashoq në këtë spektakël.


Juliana, foli së fundmi në një intervistë gjerë e gjatë për Telegrafin, për sukseset e saj gjatë 2023 dhe sfidat dhe detyrimet që ia ka vënë vetes gjatë këtij viti.

Juliana Nura (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Duke mos dashur të zbulojë shumë pasi ende nuk e ka bërë të qartë vizionin e vitit 2024, Xhuli u shpreh se me shumë gjasë fansat do të mund ta shohin në televizion.

Nga video-skandali i famshëm te shkëlqimi në spektaklet televizive, Juliana Nura: Me gurët që më kanë hedhur, unë ndërtova kështjellën time
Lexo po ashtu Nga video-skandali i famshëm te shkëlqimi në spektaklet televizive, Juliana Nura: Me gurët që më kanë hedhur, unë ndërtova kështjellën time

“Besoj që do më shihni në televizion, nuk e di akoma sepse jemi ende duke biseduar për planprogramet e vitit 2024 por nuk guxoj të tregoj ende. Dhe pse jo, një ditë edhe politikës mund t’i futem pse jo? Kam dëshirë që zëri im të dëgjohet, dhe të jetë për qindra-mijëra gra që kanë nevojë dhe unë të jem zëri i tyre”, tha Juliana për Telegrafin.

Juliana Nura (Foto: Juliana Nura/Instagram)

E njëjta theksoi se vazhdon që misionin e saj si mbështetëse e grave ta çojë përpara fuqishëm me kauzat e saj.

Xhuli edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, e kishte treguar disa herë me krenari se ringritja e saj dhe rikthimi në skenë pas shumë viteve që ishte larguar nga estrada (për shkak të një video-skandali), duhet të shërbejë si frymëzim për shumë njerëz, që përkundër sfidave në jetë nuk duhet dorëzuar. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Kalo në kategori