Momenti emocionues në dasmën e Kidës, këngëtarja surprizon Ajbin me një dedikim special

Këngëtarja e njohur, Kida, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me partnerin, Ajbin.
Çifti ka zgjedhur një nga rezidencat më luksoze të Romës për të zhvilluar dasmën e tyre, në një mbrëmje të veçantë ku kanë marrë pjesë dhjetëra të ftuar, mes tyre janë edhe emra të njohur të skenës shqiptare, si Dafina Zeqiri, Yll Limani dhe Shkurte Gashi.
Në një ambient magjik, të dekoruar me elemente vezulluese dhe atmosferë romantike, Kida i ka bërë një dedikim emocionues bashkëshortit të saj.
Sipas pamjeve të publikuara nga “Prive by Liberta Spahiu”, artistja i ka rezervuar Ajbit një surprizë të veçantë gjatë mbrëmjes. Ajo ka zgjedhur t’i kushtojë një këngë, duke e ftuar më pas të kërcejë me të në pistën e vallëzimit.
“Ajb e kam një surprizë për ty, të ftoj të kërcesh me mua”, i tha Kida, më pas pasuan ovacione dhe reagime të shumta nga të ftuarit.
Momenti u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit, të cilët po festonin bashkë me çiftin nisjen e një kapitulli të ri në jetën e tyre.

Në video dëgjohen edhe disa sekuenca nga kënga që artistja i kushtoi partnerit të saj, duke e bërë këtë një prej momenteve më romantike të mbrëmjes.


















































