LAJMI I FUNDIT:

Justin Bieber e kthen mesazhin e dashur të gruas Hailey Bieber në vepër arti

Justin Bieber e kthen mesazhin e dashur të gruas Hailey Bieber në vepër arti

Justin Bieber e befasoi gruan e tij Hailey Baldwin Bieber duke e kthyer në art një mesazh që ajo i dërgoi.

Këngëtari i “Peaches”, 29 vjeç, kontaktoi themeluesit e “Idiot Box”, Emily Bright dhe Tamara Martin për të bërë veprën e artit dhe pagoi 5,000 dollarë, sipas “TMZ”.


Justin, i cili u përball me reagime të ashpra në fillim të kësaj jave për një postim në lidhje me sulmin ndaj Izraelit, ia dha atë themelueses së Rhode Beauty, 26 vjeçe, kur ajo u kthye nga “Java e Modës” në Paris, fundjavën e kaluar, shkruan DailyMail.

Arti ishte tekst i bardhë në një sfond të zi që i ngjante një tabele.

“Më mungon. Më mungon buzeqeshja jote. Më mungon e qeshura jote. Më mungojnë përqafimet e tua. Më mungojne puthjet e tua. Më mungojnë shakatë e tua. Më mungon të bëj dashuri. Më mungon të jem në krahët e tu”, shkruante arti.

Çifti është i martuar prej pesë vitesh dhe janë më të dashuruar se kurrë.

Në një dalje të fundit, këngëtari i hitit “Baby” dhe gruaja e tij modele vendosën të vishen njësoj për një mbrëmje takimi për të parë këngëtaren Victoria Monet në Teatrin “Fonda” në Los Angeles.

Ata të dy kishin veshur xhaketa lëkure të zeza të gjera për spektaklin me Justinin me një palë pantallona të zeza dhe një bluzë të kuqe.

Rrobat e Haileyt ishin të errësuara nga xhaketa, por këmbët e saj të gjata dhe të skalitura ishin në dukje të plotë dhe ajo kishte veshur çorape të bardha me këpucë të zeza. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Provokuese dhe plot energji, Rike Roçi bëhet imazhi i ri i “Lori Caffe”

Provokuese dhe plot energji, Rike Roçi bëhet imazhi i ri i “Lori Caffe”

Magazina
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Yll Limani sinjalizojnë bashkëpunim të ri me fotografinë misterioze

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani sinjalizojnë bashkëpunim të ri me fotografinë misterioze

Magazina
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Magazina
Kalo në kategori