LAJMI I FUNDIT:

Trilleri psikologjik “Dear Child” fiton audiencën e Netflix

Trilleri psikologjik “Dear Child” fiton audiencën e Netflix
(Foto: Netflix)

Seriali i ri i Netflix, “Dear Child”, i ka fituar përdoruesit e platformës duke marrë vlerësime të shumta pozitive brenda vetëm pak ditëve nga publikimi, ndërsa shikuesit janë të kënaqur me këtë triller psikologjik.

Realizimi bazohet në bestsellerin me të njëjtin emër, titulli origjinal i të cilit në gjermanisht është “Liebes Kind”. Ngjarja fillon kur një grua e panjohur goditet nga një makinë në pyll. Aksidenti e lë atë në gjendje kritike dhe nuk mund të komunikojë, ndaj mjekët i bëjnë një sërë pyetjesh vajzës misterioze që e shoqëroi.


Derisa mjekët përpiqen të identifikojnë gruan dhe hetojnë nëse fëmija i çuditshëm me të cilin ishte, po e thotë të vërtetën – ata shpejt e kuptojnë se dyshja mund të jenë të lidhur me një rast të personave të zhdukur nga 13 vite më parë.

Është më i shikuari në Netflix, por filmi i Gal Gadot tallet nga kritikët
Lexo po ashtu Është më i shikuari në Netflix, por filmi i Gal Gadot tallet nga kritikët

Në reagimet në rrjetet sociale, shikuesit e vlerësuan serialin duke komentuar se “të magjeps menjëherë” dhe të bën të mos mund të ndalosh së shikuari.

“Dear Child” është një prodhim gjerman dhe ndërsa shumica e yjeve të serialit vijnë nga ai vend, megjithatë mund t’i njihni disa prej tyre nëse jeni një adhurues i madh i dramave të Netflix.

Ylli kryesor, Kim Riedle (e cila luan nënën misterioze të goditur nga automjeti) është shfaqur më parë në “Skylines” të Netflix, ndërsa vajza e saj 12-vjeçare Hannah luhet nga Naila Schuberth, e cila ka luajtur në “Bird Box: Barcelona”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori